TIRANË,DURRËS,VLORË,KORÇË- QENDRA
“GJENERATA E RE”, FESTIVALI I
PEJSAZHEVE MUZIKORE

12 KORRIK , 13 KORRIK, 25 TETOR, 26 TETOR Në Muzeun Arkeologjik Koncerti i fituesve të talenteve të reja, në kuadër të Festivalit të  Pejsazheve Muzikore do të zhvillohet në datat dhe qytetet e mëposhtme: 12 korrik në Muzeun Arkeologjik, Durrës; 13 korrik në Teatrin “Petro Marko” Vlorë ;  25 tetor në Tiranë  26 tetor […]

DIBËR E MADHE & PESHKOPI-Festivali
Folklorik Mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, edicioni 25-të

10, 11, 13 TETOR Festival që ka krijuar një traditë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale ne rang mbarëkombëtar. Marrin pjesë grupe nga Shqipëria, Kosova. Shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë. Një ditë e festivalit organizohet ne qytetin e Dibrës së Madhe, Maqedoni. Organizohet në datë 10 tetor në Pallatin e Sportit […]

SHKODËR-A- FILM FEST ROZAFA

SHTATOR – TETOR Festivali Ndërkombëtar i Filmit për fëmijë dhe të rinj “A-Fest Film Rozafa” është një festival i filmit artistik dhe atij të animuar për fëmijë në bashkëpunim me OJF-të “Udruga Luza” Dubrovnik dhe “Il nuovo Fantarca” Bari. Festivali do të zhvillohet në periudhën shtator-  tetor në Shkodër , kuadër të programit “Be young” […]

LIBRAZHD-FESTA E PATATES

2 TETOR Festa e patates është një aktivitet mjaft i rëndësishëm që zhvillohet për komunitetin vendas dhe jo vetëm, e cila shoqërohet me panair, duke promovuar një prej produkteve bujqësore më të njohura të zonës, “pataten e Stëblevës”.Në këtë festë përgatiten në variante të ndryshme gatime të patates.

ROSKOVEC-FESTA E ULLIRIT

25 TETOR Zhvillohet në një nga vendet më piktoreske të bashkisë Roskovec. Edhe këtë vit festa do të zhvillohet në kishën 700- vjeçare të Shën Kollit, Kurjan. Gjatë kësaj dite do të promovohen prodhimet bio të vajit të ullirit. Festa është gërshetuar me prodhime të tjera të zonës dhe muzikë.

FIER-SOFRA BUJARE

20 TETOR Festa përkon me sezonin e vjeljes së ullirit, dhe ka si qëllim evidentimin dhe promovimin e turizmit me Siqecën, fshatin e përzgjedhur në projektin e “100 fshtarave turistik”, vlerat shpirtërore, objektet kulturore, historike, traditat, zakonet, si dhe prodhimet bujqësore e blegtorale të gjithë zonës.

DIBËR-FESTA E TË VJELAVE

6 TETOR Ky aktivitet zgjat 1 deri në 3 ditë. Në bulevard vendosen tendat për ekspozimin e produkteve bujqësore, blegtorale, si dhe gatimeve apo punimeve tradicionale të zonës. Në shumë raste zhvillohet njëkohësisht me festivalin folklorik “Oda Dibrane”, duke qenë se ka një pjesëmarrje të gjerë nga dibranët dhe jo vetëm. Ndër produktet më kryesore […]

KUÇOVË-SOFRA KUÇOVARE

18 TETOR Sofra Kuçovare është kthyer në një traditë shumë të bukur jo vetëm për banorët e Kuçovës, por për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin traditën ushqimore, muzikën folklorike, apo veshjet popullore të trevave të ndryshme. Në këtë ditë festive banorët dhe bizneset familjare të kësaj zone ofrojnë ushqime tradicionale të […]