TIRANË, KORÇË, DURRËS-DENIS BIZHGA,
ALBANIA GUITAR FESTIVAL

3 QERSHOR, 4 QERSHOR, 5 QERSHOR, 6 QERSHOR, 8 QERSHOR Festivali i Kitarës do të zhvillohet nga data 3 deri në 8 qershor 2019.Do të ketë koncerte, master-klase dhe projektime filmash kushtuar kitaristëve botërorë në Tiranë, Durrës dhe Korçë. Do të ketë të ftuar artistë virtuozë si : Fabio Barbagallo, Luigi Attademo, Simone Gramaglia dhe […]

VLORË, FIER,SHKODËR,KORÇË-SINFOART, TINGUJ KINEMAJE

17 MAJ, 18 MAJ, 14 QERSHOR, 22 QERSHOR Ky festival ka si qëllim kryesor pasurimin e jetës artistike, edukimin dhe zhvillimin e audiencave si dhe promovimin e turizmit kulturor, duke  prezantuar te publiku, koncerte me krijimtari muzikore të kolonave zanore më të bukura të filmave shqiptarë dhe të huaj, në disa qytete të Shqipërisë si: […]

LUNXHËRI-Lirika në Divanin Lunxhiot

26 QERSHOR Ne qendër  të Njesisë Administrative Lunxhëri  organizohet ky aktivitet per promovimin e vlerave qe bart kjo zonë. Ky aktivitet është mundësi e mirë për të promovuar  turizmin dhe resurset e zonës. Organizohet ne sheshin kryesor  datë 26 qershor, ora 18.00.

POGRADEC-POGRADECI ART COLONY 2019

3- 10 QERSHOR Synimi i këtij  projekti është promovimi i qytetit të Pogradecit nëpërmjet artit viziv, me qëllim kthimin e këtij qyteti në destinacion të artit , kulturës dhe turizmit në Shqipëri. Eventi do te organizohet në datat 3 – 10 qershor në Pogradec.

KORÇË-FESTIVALI I MONODRAMËS “ALBAMONO”

2-9 QERSHOR Edicioni i 16 i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “ALBAMONO 2019” do të mbahet në në Korçë datat  2-9 qershor 2019 me pjesëmarrjen e trupave nga Polonia, Izraeli, Egjipti, Franca, Rusia, Ukraina, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Do të organizohet në monumente të ndryshme kulturore, si teatro, katedrale në Voskopojë, Dardhë, Maliq, Pogradec […]