SHTIGJE TURISTIKE NË NATYRË

  • Emri i shtegut: Linzë – Shërmin – Fusha e Dajtit
  • Niveli i vështirësisë:   Mesatar
  • Itinerari”: Nga qendra e Tiranës deri në Linzë ku edhe fillon shtegu distanca është 9.4 km – 24 min (Është pjesë e aksit rrugor Tiranë – Shën Gjergj. Mundësia e mbërritjes me transport publik, auto veturë, biçikletë).

Linzë – Shërmin:  (rrugë me çakëll e kalueshme me foristradë 2,2 km  10 min ose në këmbë 40 min). Shtegu këmbësor Shërmin – Fusha e Dajtit (vajtje ardhje) 2.05 km. Shtegu në pjesën poshtme kalon në pyje të makies mesdhetare dhe në pjesën e sipërme kalon në pyje të larta me të llojeve dushqe, panjë, ah etj. deri në Fushën e Dajtit ku lartësia arrin 1050 m mbi nivelin e detit.

  • Lloji shtegut : Këmbësor
  • Koha e rekomanduar për frekuentimin: Gjatë gjithë vitit
  • Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut : 1 orë e 40 minuta – 2 orë
  • Statusi: I shenjuar
  • Mjete të nevojshme:  Veshje sportive, ujë, kutia e ndihmës së shpejtë

Vlerat  shtegut (atraksionet)

  1. natyrore
  2. kulturore (vizitorët kanë mundësinë të vizitojnë Qendrën e Vizitorëve për informacione lidhur me florën dhe faunën)

Akomodim:    hoteleri, kamping.
 


  • Emri i shtegut: Shën Gjergj – Fush Stane – Maja e Mcekut të Shën Mërisë
  • Niveli i vështirësisë: Mesatar deri i vështirë
  • Itinerari: Nga qendra e Shën Gjergjit deri në Fush Stane është rrugë auto me çakëll e kalueshme me fuoristradë deri në Fush Stane. Drejtimi i lëvizjes është Vërri – Kroi i Kuq – Lapidar – kthesa për Fush Stane – Fush Stane. Distanca që mund të përshkruhet me makinë deri tek liqeni i Fush Stane është 17.3 km e përshkueshme afërsisht për 1 orë.

Shtegu këmbësor :  Vërri – Shën Mëri – Mali i Mcekut – Fush Stane – Maja e Mcekut. Duke u nisur nga qendra e fshatit Vërri përgjatë rrugës auto Vërri – Shën Mëri – Mali i Mcekut (rruga e Malit me Gropa) – Fush Stane, nga liqeni i Fush Staneve deri në majën e Mcekut 1800 m është tërësisht këmbësore. Distanca totale 11.5 km.

Shtegu kalon nëpërmjet fshatrave Vërri e Shën Mëri, më pas ngjitet në Malin e Mcekut i cili në faqen jugore që shtrihet mbi Shën Mëri është kryesisht i zhveshur. Në pjesën përgjatë rrugës së Malit me Gropa deri te kthesa për Fush Stane hasim pjesë pyjesh ahu. Hapësira Fush Stane deri në majën e Mcekut zihet nga kullotat alpine.

( Nga kthesa e Fush Staneve deri në majën e Mcekut duke qenë se jemi në zonën e kullotave alpine dhe nuk ka vështirësi në orientim vizitorët mund të zgjedhin edhe shtigje të tjera për të arritur në majë.)

  • Lloji shtegut: Këmbësor
  • Koha e rekomanduar për frekuentim: Pranverë, vere, vjeshtë
  • Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut : 4 orë
  • Statusi: I pashenjuar
  • Mjete të nevojshme: (veshje sportive, ujë, kutia e ndihmës së shpejtë

Vlerat  shtegut (atraksionet)

  1. natyrore
  2. didaktike (vizitorët kanë mundësinë të fenomenin karstik të Malit me Gropa)

Akomodim: Kamping.

1.Shtegu Qafë-Shtamë- Maja e Liqenit .

Emri i shtegut: Maja e Liqenit

Niveli i vështirësië: Mesatar

Itinerari:  Krujë-Qafë-Shtamë (e asfaltuar 25 km ,45 min).

Lloji i shtegut: Ecje në këmbë

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut: Lapidari A.Kupi -Maja e Liqenit  Reth 4 orë  9 km, vajtje-ardhje.

Statusi: I shenjuar

Mjete të nevojshme: Veshje sportive, ushqime të thata, ujë, kutia e ndihmës së shpejtë.

Vlerat  shtegut: Natyrore


1.Librazhd – Qafë Shapkë – Sereçi – Liqeni i Dragostunjës.

 

  • Niveli vështirsisë mesatar.
  • Intinerar rrugë auto Librazhd-Dorëz (e asfaltuar 8 km 20 min) Dorëz-Klizë (rrugë me cakull e kalueshme me foristradë 15 km,40 min).
  • Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) qafë Shapkë-Allagjys-shala e Frëngut-Sereçi-liq.Dragostunjës 20 km (7 orë).
  • Shtegu kalon mes pyjeve të dushqeve,pishës zezë,kullotat alpine,liqenet akullnajore të Dragastunjës me lartësi 1900 m mbi nivelin e detit.
  • Kamping

2.Librazhd–Qëndra e Vizitorëve–Liqeni i Fushë Studnës–Shpella e Borovës.

 

  • Niveli i vështirsisë i lehtë.
  • Intinerari rrugë auto Librazhd-Zgosht ( e asfaltuar 14 km 20 min) Zgosht-Fushë Studën -Shpellat e Borovës (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 16 km 40 min).
  • Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) përgjatë lumit të Borovës 3 km (1 orë).
  • Shtegu kalon përgjatë pyjeve të dushqeve, ahut, pishës zezë,ujëmbledhësi i fushë studës me lartësi 1150m mbi nivelin e detit.
  • Përgjatë udhëtimit keni mundësi të merrni informacion më të detajuar në qëndrën e vizitorëve, fushë-Studën, shpellat e Borovës
  • Kamping

3.Librazhd – Liqeni i Draganit – Maja e Katrafilit.

 

  • Niveli i vështirsisë i lehtë.
  • Intinerari rrugë auto Librazhd-Zgosht ( e asfaltuar 14 km 20 min) Zgosht-Fushë Studën-liqeni i Draganit (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 24 km 60 min).
  • Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Baraka e Djegur-faqet e Lëmume 3 km (2 orë), përshkohet nga pyjet e ahut dhe kullotat alpine
  • Përgjatë udhëtimit keni mundësi të merrni informacion më të detajuar në qëndrën e vizitorëve, Fushë Studën-liqeni i Draganit-faqet e Lëmueme me lartesi 1845 m mbi nivelin e detit.
  • Kamping

4.Librazhd – Shtegu Këmbësor – Shpella e Akullit – Fushë Studë.

  • Niveli i vështirsisë i lehtë.
  • Intinerari rrugë auto Librazhd-Zgosht ( e asfaltuar 14 km 20 min) Zgosht-Llangë (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 6 km 15 min).
  • Vajtja-shtegu këmbësor Llangë-qafa e Plikut-fusha e poshtme e Letmit-Monumenti i Natyrës Shpella e Malit të Letmit (Shpella e Akullit) 6 km 1orë 30 min
  • Kthimi-Shpella e Akullit-fusha e sipërme e Letmit- hotel Hasa- Fushë Studën 5km 1 orë e 15 min.
  • Përgjatë udhëtimit keni mundësi të shikoni pyjet e ahut kullota me lartësi 1300 m mbi nivelin e detit.

Kamping

5.Librazhd – Shpella e Koshorshtit – Burimi i Koshorishtit.

 

Niveli i vështirsisë mesatar.

Intinerari rrugë auto Librazhd-Zgosht ( e asfaltuar 10 km 12 min) Zgosht-Kosharisht (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 8km 30 min).

Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Kosharisht-Monumenti i Natyrës Shpella e Kosharishtit 2 km 40 min terreni i vështirë.

Përgjatë udhëtimit mund të shikoni toka buqësore dhe drurë frutorë pyje dushku shkrre mesdhetare

Karakteristike e veçantë  Shtëpitë tradicionale shekullore të ndërtuara me mure guri,   Monumenti i Natyrës Burimi i Kosharishtit.

Kamping.

6.Librazhd – Dorëz – Qafëshapkë – Qarrishtë – Fushë e zezë

 

  • Niveli i vështirsisë mesatar.
  • Intinerari rrugë auto Librazhd-Dorëz (e asfaltuar 8 km 20 min) Dorëz-Qarrishtë- Fushë e Zezë (rrugë me cakull e kalueshme me foristradë 27 km,2 orë).
  • Shtegu këmbësor kalon mes pyjeve të dushqeve,pishës zezë,ahut,Monumentit të natyrës Mështekna e Qarrishtës me lartësi 1200 m mbi nivelin e detit (3 km 1 orë)
  • Kambing

7.Librazhd – Steblevë – Klenjë – Mali Raduçit.

  • Niveli i vështirsisë mesatar.
  • Intinerari rrugë auto Librazhd-Zgosht ( e asfaltuar 14 km 20 min) Zgosht-Fushë Studën -Steblevë- Klenjë (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 26 km 2 orë).
  • Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Klenjë(1250m) – përroi i Govatës- Kodra e Bukur- maja e Raduçit 18 km (7 orë).
  • Shtegu kalon përgjatë pyjeve të dushqeve, ahut, pishës zezë,kullota alpine me lartësi 2084 m mbi nivelin e detit (Kufiri Shtetëror me Maqedoninë)
  • Përgjatë udhëtimit keni mundësi të merrni informacion më të detajuar në qëndrën e vizitorëve, Fushë Studën- fshatin Steblevë Klenjë-Kullota alpine
  • Kamping

8.Librazhd – Prrenjas – Shkalla e Skënderbeut – Shesh i Dardhës – Fusha e Koklit.

 

  • Niveli i vështirsisë mesatar.
  • Intinerari rrugë auto Librazhd-Prrenjas-Rrajcë Fushë( e asfaltuar 40 km 50 min) Rrajcë fushë -Rrajcë Skënderbej- Kovanik (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 14 km 40 min).
  • Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Kovanik (1200 m)-Kisha e Bardhë-Fusha e Kolit (1700m) (13 km 5 orë)
  • Shtegu kalon përgjat pyjeve të ahut, kullota alpine
  • Kamping

9.Librazhd – Qëndra e Vizitorëve – Gryka e Draganit – Lugu i Kusarit –Fusha e Koklit – Sheshi i Dardhës – Shkalla e Skënderbeut-Prrenjas.

Niveli i vështirsisë: i lehtë.

Intinerari: rrugë auto Librazhd-Zgosht ( e asfaltuar 14 km 20 min) Zgosht-Fushë Studën liqeni i Draganit-lugu i Kusarit  (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 28 km 60 min).

Shtegu këmbësor (vajtje ardhje): lugu i Kusarit-fusha e Koklit-Kisha e Bardhe -Kovanik 13 km (5 orë), përshkohet nga pyjet e ahut dhe kullotat alpine

Intinerari: rrugë auto Kovanik-Rrajce fushe (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 14 km 40 min) Rrajcë Fushë-Prrenjas-Librazhd ( e asfaltuar 40 km 50 min)

Përgjatë udhëtimit keni mundësi të merrni informacion më të detajuar në qëndrën e vizitorëve, fushë Studën, liqenin e Draganit(1600m) lugu i Kusarit- fusha e Koklit 1750 m.

Kamping

10.Librazhd- Prrenjas-Rr.Bardhaj-guri Pikës-gryka Dëstila-Sereçi-qafë Shapkë- Librazhd

 

Niveli i vështirsisë: mesatar

Intinerari: rrugë auto Librazhd-Prrenjas-Rrajcë Fushë( e asfaltuar 40 km 50 min) Rrajcë fushë –Rrajcë Bardhaj(qafa Vaskut) (rrugë me cakull e kalueshme me foristrada 14 km 40 min).

Shtegu këmbësor : qafa Vaskut (1100 m)- guri Pikës (2062m),gryka Dëstila(2120),liqenet Dragostunjës –Sereçi-Klizë (22 km 10 orë)

Rruga auto Klizë-Dorëz (rrugë me çakull e kalueshme me foristrada 15 km 40 min) Dorëz-Librazhd (rrugë auto e asfaltuar 8 km 20 min).

Shtegu kalon përgjat pyjeve të ahut, kullota alpine Kamping

Klikoni këtu për të aksesuar hartën

adzm Dibër

Emri i shtegut: LUGINA E SHËRIMIT (Peshkopi-Rabdisht-Zagrad-Kepi i qytezës-Llixha-Peshkopi)

Niveli vështirësisë: Mesatar.

Itinerar: Rrugë auto Peshkopi-Llixha (e asfaltuar 2 km ; 10 min) Llixha-Kryqëzimi i Bellovës (rrugë me cakull e kalueshme nga të gjitha makinat 1.5 km,15 min). Shtegu këmbësor: Lugu i Arushës – Rabdisht – Zagrad – kepi i Qytezës-Llixha- Peshkopi (pjesë e PN Korab-Korritnik, me monumente natyrore te Burimet termale të Llixhave, Boroviku i Begjunecit, Burimi ujor i Bellovës, Shpella e qytezës, dhe monumente kulturore janë Kepi i Qytezës, Gradishta e Begjunecit) Gjatësia e shtegut 15 km.

Statusi: I shënjuar

Kohëzgjatja: 2 ditë me një natë ndalesë në fshatin Zagrad

Koha e rekomanduar për frekuentimin: Në çdo stinë, por më shumë në periudhën e pranverës, verës, dhe vjeshtës

Vlerat e shtegut: Shtegu kalon mes pyjeve të dushqeve, pishës zezë, burimeve ujore,  monumenteve kulturore, kullotave alpine. Gjithashtu  fshati turistik Rabdisht, me lartësi 1300 m mbi nivelin e detit është një atraksion më vete.

Akomodimi: Shtëpi pritëse dhe kamping

Shtegu LUGINA E SHËRIMIT Klikoni butonin më poshtë për të aksesuar hartën


Emri i shtegut:  BJESHKA E GRAMËS “PERLA E DIBRËS” (Peshkopi-Kastriot-Vrenjt-Bjeshka e Gramës-Përroi i Gramës- Përroi i Kapcit-Peshkopi)

Niveli vështirësisë:Mesatar.

Itinerar: Rrugë auto Peshkopi-Sohodoll (e asfaltuar 8 km ; 10 min) Sohodoll – Vrenjt (rrugë me çakull e kalueshme nga të gjitha makinat 4 km, 20 min) dhe kthimi nga Kastrioti-Peshkopi rrugë e asfaltuar me gjatësi 13 km, 15 min). Ky itinerar përshkohet me mjet.

Shtegu këmbësor: Sohodoll – Vrenjt – Liqeni i  Gramës –  Stanet e Bllice – Përroi i Gramës – Kodra e Geshtenjave (Kastriot) me gjetesi 32 km e pershkruar per 12 ore; (pjesë e PN Korab-Korritnik, me monumente natyrore të Bjeshka e Gramës, Bjeshka e Zonjave, Shllinasi i Vrenjtit, Pasqyrat e Gramës, si dhe venbanimet historike te qytetit të Gamatika, vendbanimet e Skënderbeut në Kastriot, kalaja e Volezës).Gjatësia e shtegut- 53 km

Kohëzgjatja: 1 dite, por mund të sugjerohet edhe me një natë ndalesë në stanet e Gramës

Statusi: I shënjuar

Koha e rekomanduar e frekuentimit: Periudha Qershor – Tetor;

Vlerat e shtegut: Shtegu kalon mes pyjeve të dushqeve, pishës zezë, burimeve ujore,  monumenteve kulturore, kullotave alpine, liqeneve akullnajore, staneve, parcelave agro-pemtari, vendbanimeve historike, me lartësi 1800 m mbi nivelin e detit.

Akomodimi: Kamping

Shtegu  BJESHKA E GRAMËS Klikoni butonin më poshtë për të aksesuar hartën

ADZM SHKODËR

Lumi i Bunës- Velipojë

1.1.Ura Bunës –Mali i Taraboshit

Niveli vështirësisë: I lartë.

Itinerar: rrugë auto Ura e Bunes-Mali i Taraboshit (e asfaltuar 2 km 5 min) Hotel Marku-Mali i Taraboshit (rrugë me çakull e kalueshme me fuoristradë 12 km,45 min).

Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Hotel Marku-Antenat e M.Taraboshit  9.91 km (4orë).

Shtegu me biçikleta (vajtje ardhje) Ura e Bunës-Hotel Marku-Antenat e M.Taraboshit 12km  (2.2.orë)

Atraksion turistik: Shtegu kalon mes pyjeve me pishë të egër, shkurre, kullotat, deri me lartësi 575 m mbi nivelin e detit.

1.2.Ura e Bunës-Shirokë-Mali i Taraboshit

Niveli i vështirësisë: Mesatare.

Intinerari: Rrugë auto Ura e Bunës-Shirokë (e asfaltuar 10 km, 15 min)

Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Shirokë – M.Taraboshit 7 km (3 orë)

Shtegu me biçikleta (vajtje ardhje) Ura e Bunës-Shirokë (10 km) 25 min

Shtegu kalon përgjatë liqenit të Shkodrës dhe pyjeve të selvisë, pishës së egër, bimëve medicinale me lartësi 575 m mbi nivelin e detit.

Atraksion turistik: Pamje të mahnitshme të liqenit të Shkodrës, kishës së Shna Rrokut e stilin barok dhe një numër të madh të restoranteve tradicionale.

LIQENI I SHKODRËS

2.1.Shkodër-Zyrat AdZM Velipojë

 

Niveli i vështirësisë:  I lehtë

Intinerari: Rrugë auto (vajtje ardhje) Shkodër-Velipojë 59 km ,1 orë)

Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Zyrat AdZM Velipojë-Rezervat-Qendër Plazh 18 km) 5 orë.

Shtegu me biçikleta (vajtje ardhje) Zyrat AdZM Velipojë-Rezervat-Qender Plazh 18 km) 35 minuta.

Shtegu kalon përgjatë fushave të nënShkodrës, këneta e Domnit-Qafë Shtiqën-Velipojë

Atraksion turistik: Pamje te mahnitshme të fushave të nënShkodrës, kënetës së Domnit, pyjeve me shkurre mesdhetare dhe ato të bulgerit, panorama e papërsëritshme në Qafë Shtiqën që sheh nga deti dhe nga këneta e Domnit. Rezervati i Velipojës me bukurinë e tij, flora dhe fauna e egër e restorante peshku, plazhi me një vijë bregdetare 12 km, laguna e Vilunit.

2.2.Shkodër-Qendër plazh Velipojë

Niveli i vështirësisë: I lehtë

Intinerari: Rrugë auto (vajtje ardhje) Shkodër-Velipojë 60 km ,1orë

Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Zyrat AdZM Velipojë-Vilu-Baks 20km) 3.5 orë.

Shtegu me bicikleta (vajtje ardhje) Zyrat AdZM Velipojë-Vilu-Baks-Rrjoll) 38 km 2 orë

Shtegu kalon përgjatë fushave të nën Shkodrës, këneta e Domnit -Qafe Shtiqen-Velipojë, Rrjoll.

Atraksion turistik: Pamje të mahnitshme të fushave të nënShkodrës,kënetës së Domnit, pyjeve me shkurre mesdhetare dhe ato të bulgerit, panorama e papërsëritshme në Qafe Shtiqën që sheh nga deti dhe nga këneta e Domnit. Rezervati i Velipojës me bukurinë e tij, flora dhe fauna e egër e restorante peshku, plazhi me një vijë bregdetare 12 km, laguna e Vilunit.

Parku Kombëtar THETH

3.1.Theth-Q.Valbonë-Valbonë

Niveli i vështirësisë: I lartë.

Intinerari: Rrugë auto Shkoder-Qafe Thore  ( e asfaltuar 57km, 1 orë,13km e pa asfaltuar 35 min.)

Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Zyrat AdZM Theth-qafe Valbone-Valbone(30km ,10 ore)

Shtegu kalon nëpër pyjet e virgjër të Thethit deri në Valbonë të llojeve të ahut, bredhit të bardhë, robullit hormoqit, bimëve medicinale (Bari Sanzes, trumza, rigoni i kuq)deri në lartësi 1794 m mbi nivelin e detit.

Atraksion turistik: Pamje mahnitëse të luginës së Thethit dhe të Valbonës,burime uji,ujëvara e Valbonës etj. Kisha e Shën Shtjefnit, numër të madh bujtinash dhe  restorantesh tradicionale.

3.2.Theth-Q.Pejës-Stanet e Pejës-Fusha e Runicës-Vusanjë (Mal i Zi)

Niveli i vështirësisë: I lartë.

Itinerari: Rrugë auto Shkodër-Qafë Thore  (e asfaltuar 57 km, 1 orë,13 km e paasfaltuar 35 min.)

Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) Zyrat AdZM Theth-Qafë Pejës-Stanet e Pejës-Fushë të Runicës-Vusanjë (30 km ,10 orë)

Shtegu kalon në  pyjet e virgjër te Thethit deri në Valbonë të llojeve ahut,bredhit te bardhe,robullit hormoqit,bimeve medicionale (Bari Sanzes,trumza,rigoni i kuq,deri në  lartësi 1794 m mbi nivelin e detit.

Atraksion turistik: Pamje mahnitëse të luginës së Thethit, qafës së Pejës,fushës së Runicës, burimet e Okolit, Shtrazës, pisha flamur, liqeni i Pejës, etj.

Për të aksesuar hartën e Shtigjeve Theth ju lutem klikoni butonin më poshtë 

AdZM Berat

Shtegu A101 .Shtegu Natura 2000 (Cezma e Tarikos-Korita-faqja e lese-guri i zi)

Ky shteg shtrihet ne nje gjatesi prej 9.8 km dhe fillon ne vendin e quajtur cezma e tarikos.Kjo cezem ka rendesi historike per zonen pasi eshte ndertuar nje nje grua gjate luftes se dyte boterore.Ne vazhdimesi te ketij shtegu ecet  pergjate ish rruges se vjeter te karvaneve e cila ka lidhur ne te kaluaren qytetin e Beratit me ate te Korces.gjithashtu ky shteg kalon ne nje nga zonat me me shume vegjetacion dhe larmishemri te kafsheve dhe shpendeve qe ndodhen ne malin e Tomorrit.Ky shteg te jep mundesine te ngitesh ne majen me te larte te Malit te Tomorrit.

Shtegu A103 shtegu I gjelit  (Shtepia e Rangers-qafa e skures)

Ky shteg shtrihet ne nje gjatesi prej  3.53 Km dhe pershkon ecjen nga shtepia e Rangers deri ne qafen e skures dhe me pas ne Kalane Tomorr.Ky shteg ka rendesi historike pasi te con ne monumentin e cultures kalaja e Tomorrit,e cila eshte nje fragment me gure qe rrethon nje pjese ten je shkembi malor.Gjithashtu nga pikpamja e faunes ky shteg te lejon te shkosh ne nje nga habitatet me te vecanta te gjelit te eger qe ndodhet ne Malin e Tomorrit.

Shtegu C101 (Varri I abaz aliut-teqeja kulmak)

Ky shteg ka nje gjatesi prej 7.28 Km dhe ka nje rendesi te jashtezakonshme per pelegribnet bektashi.Shtegu perfaqeson nje pjese te histories dhe vendit te shenjete te ketij sekti.Ne kete shteg gjithashtu nghitesh edhe per ne majen e dyte me te larte ne Malin e Tomorrit.zona ne fjale eshte nje nga zonat me te frekuentuara me turiste dhe pelegrine kryesisht gjate muajit gusht dhe eshte nje zone me rendesi te jashtezakonshme fetare jo vetem per banoret por edhe per besimtaret nga mbare bota

Klikoni butonin më poshtë për të aksesuar hartën

Emri i shtegut-A103  (Shtegu i Gjelit) Shtëpia e Ranger-Qafa e Skurës-Kalaja Tomorr

Niveli i vështirësisë-Mesatar

Itinerari– Rruga auto Berat –fshati Tomorr (çakull 21 Km, 1 ore e kalueshme me fuoristrada dhe motorra )

Lloji shtegut-Ecje me këmbë, me kafshë

Koha e rekomanduar për frekuentimin (sezoni veror dhe pranveror)

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut – Duhen 2 orë për një gjatësi prej 3.5 km. Më tepër informacion mund të merrni në Shtëpinë e Ranger

Statusi: Pjesërisht i shenjuar

Mjete te nevojshme-Veshje sportive, ushqime te thata, uje, kutia e ndihmes se shpejte

Vlerat e shtegut:

  • Natyrore Në këtë shteg mund të hasen lloje të ndryshme të florës si pisha,rrobulli etj, lloje te ndryshme drurësh dhe shkurresh. Fauna e egër shfaqet gjatë përshkimit të tij me disa nga llojet kryesore si: ujku, ariu, dhelpra, ketri, derri i eger, baldosa etj, dhe lloje të ndryshme shpendësh. Ndër këta veçon Gjeli i Egër i cili ka një habitat pikërisht në këtë shteg.Peizazhi është mjaft tërheqës sepse ecet përgjatë një itinerari që të çon në zona me piktoreske.
  • Kulturore-Historike – Në këteëzone ndodhet një monument kulture “Kalaja Tomorr” e cila është e ngritur mbi një masiv shkëmbor sipër fshatit Tomorr. Sot, gjenden muret rrethues të saj të cilët janë dhe objekt i vizitave të turistëve.  
  • Agroturistike  — Zona  dallohet për produktet e saj bio. Këto prodhime të zonës siç janë domatet, patatet apo edhe qepët e produkte të tjera i japin një vlerë të rëndësishme agroturizmit në këtë zonë.
  • Akomodimi: Në këtë shteg ekzistojne zona të ndryshme për kamping, ku mund të ngrihen çadrat për kalimin e natës, rekomandohet Qafa e Skurës.

Emri i shtegutA101 (Natura2000) Qafë Dardhë-Korita-Zall Dardhë-Guri i Zi

Niveli i vështirësië-Mesatar

Itinerari– Rruga auto Berat –fshati Qafë Dardhë (çakull 23 Km, 1 orë e kalueshme me fuoristrada dhe motorra)

Lloji shtegut -Me këmbë, me kafshë

Koha e rekomanduar për frekuentimin: Pranverë, verë,

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut – Duhen 7 orë për një gjatësi prej 9.8 Km

Statusi: Pjesërisht i shenjuar

Mjete të nevojshme -Veshje sportive, ushqime te thata, uje, kutia e ndihmes se shpejte

Vlerat  shtegut:

Natyrore : Në këtë shteg mund të hasen lloje të ndryshme të florës si ahu,rrobulli etj,lloje të ndryshme drurësh dhe shkurresh. Fauna e egër shfaqet gjatë përshkimit të tij me disa nga llojet kryesore si, ujku, ariu, dhelpra, ketri, derri i egër dhe lloje të ndryshme shpendësh. Peizazhi është mjaft tërheqës sepse ecet përgjatë një itinerari që të çon me lartësi të ndryshme dhe gryka me peizazh magjepsës si: gryka e Dymalit. Është shteg kryesor i cili ka një degëzim që të çon në majën më të lartë të malit të Tomorrit. Gjithashtu nëpërmjet këtij shtegu mund të shkohet edhe tek monumenti i natyrës “Ujëvara e Sotirës”, një destinacion turistik shumë i frekeuntuar nga turistët vendas dhe të huaj.

 Kulturore-Historike: Përgjate historisë së zhvillimit të kësaj zone dhe të qyteteve të Beratit dhe të Korçës ,ky shteg ka shërbyer si rrugë kryesore e kalimit të karvaneve që lidhnin vite më parë këto dy qytete nga ku është njohur në të kaluarën dhe me emrin “Rruga e karvaneve të Korçës”. Gjatë kësaj rruge udhëtarët mund të çlodheshin dhe në Hanin e Perisnakes i cili ndodhet afër fshatit Perisnake. Përgjatë këtij shtegu mund të shkohet lehtë në një destinacion tjetër kulturor si sheshi i “Shën Pjetrit” ,që frekunetohet shpesh nga besimtarët e krishterë të zonës dhe jo vetëm.

Agroturistike: Duke qenë se se ky shteg fillon dhe në fshatin Qafë Dardhë i cili është përfshirë në projektin “100 fshatrat”, zona dallohet edhe për produktet e saj bio.Këto prodhime si: jane fiku i Roshnikut apo edhe arrat dhe produkte të tjera i japin një vlerë të rëndësishme agroturizmit në këtë zonë.

Akomodimi: Në këtë shteg ekzistojnë zona të ndryshme për kamping, ku mund të ngrihen çadrat për kalimin e natës.

 Shtegu: Lezhë – Shëngjin – Kune.

  • Niveli vështirësisë: Mesatar
  • Itinerar rrugë auto Lezhë – Shëngjin – Kune (e asfaltuar 10.5 km 20 min)  Lezhë – Stomi i madh Ishulli i Shëngjinit (e asfaltuar 5  km 14 min).
  • Shtegu këmbësor (vajtje ardhje) ura e Merxhanit – ishulli i Kunes ( 4 km, 2 orë) . Stomi i madh Ishull Shëngjin – Grykëderdhja e lumit Drin ( 6.8 km, 4 orë).
  • Statusi: I shenjuar
  • Shtegu kalon tek ura e Merxhanit, mes ishullit të Kunes me bimësi pyjore pishë e detit dhe përgjatë bregdetit të Kunes
  • Atraksion turistik: Ishulli Kune,Monumentet e Natyrës:Këneta e Kashtës dhe Rivat e Drinit
  • Kamping në pika të ndryshme përgjatë bregdetit dhe ishullit të Kunes.

 Shtegu   Nenshejte (te varrezat)- Frash-Merkurth  ( ZM Bjeshka e Oroshit – PK Lurë – Mali Dejës )

  • Niveli vështirësisë: Mesatar dhe maksimal (i lartë) në 50% të gjatësisë.
  • Intinerar : Për të shkuar te shtegu duhet të lëvizur në rrugën automobilistike Reps-Nenshejt –Fushë Lugje –Lajthizë. Rruga me çakull e kalueshme me fuoristradë. Nga Repsi deri ku nis shtegu Nenshejte (te varrezat)- Frash-Merkurth   20  km për 60 minuta.
  • Shtegu: Mund të frekuntohet gjatë gjithë vitit.
  • Shtegu: Nenshejte (te varrezat)- Frash-Merkurth është për lëvizje këmbësore (vajtje- ardhje) me një largësi prej 7 km.
  • Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut: Eshte te ( 3-3.5 orë). Ka veshterisi si ne zbritje por edhe ne ngjitje, per shkak te pjerresise se madhe nga Frashi deri ne fshatin Merkurth mbi 45ᵒ.
  • Statusi: I shenjuar
  • Mjete të nevojshme: Shkopinjtë për t’u mbajtur, veshje sportive, ushqime të thata, ujë, kutia e ndihmës së shpejtë.
  • Vlerat shtegut (atraksionet): Shtegu kalon mes pyjeve me ah, qarre, bredh, shkozë, frashër, kullota verore. Gjate rrugës mund të hasen kafshë e shpendë të egër, si gjeli dhe pula e egër. Ky shteg kalon te Monumenti i Natyrës  “Shpella e Akullit”, te shpella e Kroj Frashit si dhe në gropa të shumta karstike etj. Nis nga lartësia 1450,  ngjitet në afërsi të Majës Frash  1500 m dhe zbret në fshatin Mërkurth në lartësinë 950 m mbi nivelin e detit.
  • Akomodim: Nuk ka vende për akomodimi (bujtina), por ka mundësi për ngritje kampingu te Kroj Frashit.

 

Emri i shtegut: Burimi i  Dedehilës

Niveli i vështirësië: Mesatar

Itinerari: Rrugë auto Vlorë-Himarë. Nisja nga qendra e Vizitorëve Llogara- Qafa e Thellë-Burimi i Dedehilës.

Lloji shtegut (me kembe, me biciklete etj): Për këmbësorë

Koha e rekomanduar për frekuentimin: Maj-Tetor  (Gjithë vitin për profesionistët)

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut: 4 orë ecje me një distancë prej 10.14 km për të arritur burimin e Dedehilës.  Shtegu nga Llogara deri në vendin me emërtimin popullor Qafa e Thellë është i gjatë 4 km, është shteg i dukshëm dhe shumë i përdorur nga turistet. Ky segment përshkohet në brëndësi të pyllit dhe ofron një pamje të mrekullueshme me florën e saj të pasur në drurë. Prej PK Llogara deri në Qafën e thellë shtegu zgjat 1-1.30 min në ecje normale dhe lartësia maksimale shkon 1250 m mbi nivelin e detit. Nga Qafa e Thellë deri në Burimin e Dedehilës, shtegu përshkon pjesën perëndimore të Gadishullit të Karaburunit në një gjatësi afersisht 5,5 km.

Statusi: I shenjuar

Mjete të nevojshme: Gjatë shtegut ka vetëm një burim me ujë të pijshem, ai i Dedehilës në fund të shtegut, si dhe nuk ofrohet asnjë strukturë turistike apo shërbim. Burimi i Dedehilës është i vetmi burim ujor i pijshëm në gjithë Gadishullin e Karaburunit. Këpucët dhe veshjet duhet të jenë të përshtateshme për shkak të relievit të vështirë shkëmbor dhe klimës së ndryshueshme. Jo e gjithë gjatësia e shtegut, mbulohet nga operatorët telefonik. Rekomandohet të merren me vete ujë, ushqime të thata, hartë dhe GPS si dhe sa herë të fillohet shtegu të njoftohet administrata e parkut.

Vlerat e shtegut (atraksionet): Ky shteg përfshin dy destinacione të rëndësishme për turistët: Qafën e Thellë dhe Burimin e Dedehilës, të vetmin burim me ujë të pijshëm në gadishullin e Karaburunit.  

Flora: bredhi i maqedonisë (Abies borisii-regis), pisha e zezë (Pinus nigra), tisi (Taxus bacata), panja fletërrap (Acer platanoides), mëlleza (Ostrya carpinifolia), ilqe (Quercus ilex), frashër i zi (Fraxinus ornus), lisi (Quercus petraea), qarri (Quercus cerris), bushi (Buxus sempervirens), dëllënja e kuqe (Juniperus oxicedrus), ashe (Ilex aquifolium), shtogu i zi (Sambucus nigra), murrizi (Crataegus oxyacantha), përralli (Quercus coccifera) dhe trëndafili i egër (Rosa canina). Bimë mjekësore: çaj mali (Sideritis raeseri), sherebel (Salvia officinalis), rigon (Origanum vulgare), sharafan (Crocus longiflorus).

 Fauna: derri i egër (Sus scrofa), sorkadhe (Capreolus capreolus), (ku merr emër dhe një pjesë e shtegut “Bregu i Zorkadhit”), ujku (Canis lupus), lepur i egër (Lepus capensis), dhelpra (Vulpes vulpes), thëllëza e malit (Alectoris graeca), huta (Buteo buteo), shqipja e malit (Aquila chrysaetos), qukapiku (Picus canus).

Akomodim: Rekomandohet kamping në vendin e quajtur Gropa e Kumbullës.

Emri i shtegut:  Maja e  Thanasit

Niveli i vështirësië: Mesatar

Itinerari: Rrugë auto Vlorë-Himarë. Nisja nga qendra e Vizitorëve Llogara- Qafa e Thellë-Maja e Thanasit.

Lloji shtegut: Për këmbësorë

Koha e rekomanduar për frekuentimi: Maj-Tetor (Gjithë vitin për profesionistët)

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut: Ky shteg ka gjatësinë 12.7 Km dhe zgjat rreth 5 orë në total duke përfshirë edhe kohën e pushimit.

Statusi: I shenjuar

Mjete të nevojshme: Këpucët dhe veshjet duhet të jenë të përshtateshme për shkak të relievit të vështirë shkëmbor në pjesë të veçanta të shtegut dhe klimës së ndryshueshme. Jo e gjithë gjatësia e shtegut, mbulohet nga operatorët telefonik. Rekomandohet të merren me vete ujë, ushqime të thata, hartë dhe GPS si dhe sa herë të fillohet shtegu të njoftohet administrata e parkut.

Vlerat  shtegut (atraksionet): Llojet kryesore bimore që takohen përgjtë shtegut janë: Bredhi i Maqedonisë (Abes Borissi- Regis), Pisha e Zezë (Pinus pinea), Panja e malit (Acer obtusatum), Tisi ( Taxus baccata), Mëlleza (Ostrya carpinifolia), Dëllenja (Juniperus oxycedrus), Shelgu (Salix alba), Shtogu (Sanbucus nigra), Murrizi (Cratagus orientalis), Trëndafil i egër (Rosa canina), Molla e egër (Malus sylvestris), Bushi (Buxus sempervirens) dhe bimë mjekësore: Çaji i malit (Sideritis reiseri), Rigoni (Oryganum vulgare), Sherebela (Salvia officinalis) etj.

Akomodim: Kamping

 

 

PETRAN – TREBOZHISHT – LIPIVAN – OGDUNAN – UJERAT TERMALE BENJE

Turi 1: Ngjitje malore/Hiking

Shtegu:  PETRAN – TREBOZHISHT – LIPIVAN – OGDUNAN – UJRAT TERMALE BENJE

Vendet për tu vizituar :

  • Ura e Katiut
  • Ujrat termale Bënjë
  • Kanioni i Langaricës
  • Fshati Ogdunan
  • Fshati Lipivan
  • Fshati Trebozisht
  • Lugina e lumit Vjosa

Karakteristikat e rrugës:

  • Gjatësia/Length: 13.6 km
  • Disniveli/Total ascent: 590 m
  • Lartësia/ Highest point: 870 m

Pika Referimi:

  1. Lapidari i Petranit – N40° 12.263′ E20° 25.474′- 277 m
  2. Kryqëzim Djathtas – N40° 12.485′ E20° 26.589′ – 546 m
  3. Kisha Trebozisht – N40° 12.378′ E20° 27.324′ – 628 m
  4. Çezma e fshatit Trebozisht – N40° 12.384′ E20° 27.372′ – 643 m
  5. Fshati Trebozisht – N40° 12.401′ E20° 27.362′ – 634 m
  6. Kryqezim majtas në Lipivan – N40° 12.925′ E20° 27.296′ – 801 m
  7. Çezma e fshatit Lipivan – N40° 13.044′ E20° 27.192′ – 772 m
  8. Fshati Lipivan – N40° 13.035′ E20° 27.131′ – 758 m
  9. Kryqëzim djathtas Ogdunan – N40° 13.040′ E20° 26.843′ – 785 m
  10. Lera – N40° 13.096′ E20° 26.808′ – 790 m
  11. Vënd Pushim – N40° 13.309′ E20° 26.725′ – 838 m
  12. Kryqëzim majtas Ogdunan – N40° 13.783′ E20° 26.985′ – 834 m
  13. Pikë panoramike Ogdunan – N40° 13.909′ E20° 26.758′ – 734 m
  14. Kisha e Shën Maria Ogdunan – N40° 13.953′ E20° 26.703′ – 680 m
  15. Çezma e fshatit Ogdunan – N40° 13.952′ E20° 26.669′ – 666 m
  16. Fshati Ogdunan – N40° 14.022′ E20° 26.660′ – 688 m
  17. Pamje panoramike – N40° 14.180′ E20° 26.534′ – 682 m
  18. Pikë panoramike Kanioni i Langaricës – N40° 14.550′ E20° 26.257′ – 475 m
  19. Ura e Katiut – N40° 14.662′ E20° 25.949′ – 335 m
  20. Parkimi i Ujrave termale Bënjë – N40° 14.619′ E20° 25.870′ – 326 m

PETRAN – POSTENAN – DELVINE

Turi 1: Ngjitje malore/Hiking

Shtegu:  PETRAN – POSTENAN – DELVINE

Vendet për tu vizituar :

  • Fshati Lipivan
  • Fshati Trebozisht
  • Pika ushtarake Postenan
  • Lugina e lumit Vjosa
  • Fshati Delvinë

Karakteristikat e rrugës:

  • Gjatësia/Length: 17.5 km
  • Disniveli/Total ascent: 500 m
  • Lartësia/ Highest point: 1182 m

Pika Referimi:

  1. Nisja Lapidari Petran – N40° 12.170′ E20° 25.574′ – 287 m
  2. Përroi i Lushnjës – N40° 12.566′ E20° 26.098′ – 399 m
  3. Burim 1 – N40° 12.564′ E20° 26.206′ – 434 m
  4. Burim 2 – N40° 12.515′ E20° 26.538′ – 526 m
  5. Kthesa Dhjathtas – N40° 12.485′ E20° 26.604′ – 547 m
  6. Kthesa majtas – N40° 12.500′ E20° 26.679′ – 538 m
  7. Qafa e Trebozishtit – N40° 12.474′ E20° 26.809′ – 548 m
  8. Përroi i Thellë i Lipivanit – N40° 12.605′ E20° 26.834′ – 516 m
  9. Burimi (Përroi me dushk) – N40° 12.625′ E20° 26.945′ – 558 m
  10. Burim (Përroi i Lipivanit) – N40° 12.569′ E20° 27.138′ – 563 m
  11. Trebozisht – N40° 12.383′ E20° 27.334′ – 629 m
  12. Çesma e fshatit Trebozisht – N40° 12.382′ E20° 27.371′ – 633 m
  13. Burim 3 – N40° 12.257′ E20° 27.617′ – 711 m
  14. Pikë panoramike – N40° 12.247′ E20° 27.807′ – 811 m
  15. Qafa e Varreve Trebozisht-Melan – N40° 12.518′ E20° 28.017′ – 865 m
  16. Pikë pushimi – N40° 12.683′ E20° 28.267′ – 832 m
  17. Burim + Lagja e parë Melan (Shtëpia e Apostol Kotanit – N40° 12.887′ E20° 28.358′ – 838 m
  18. Maja e malit Postenan (Pika Ushtarake) – N40° 11.946′ E20° 31.191′ – 1545 m
  19. Burim 4 – N40° 13.907′ E20° 29.346′ – 1108 m
  20. Fshati Delvine – N40° 13.887′ E20° 28.476′ – 914 m

AdZM Kukës

Emri: Kukës –Lusen-Buzmadhe-Kroi bardhë-Liqeni Novosejt-Guri Mëngjesit.

Niveli vështirësisë: Mesatar.

Itinerari: Rrugë auto Kukës-Lusen (e asfaltuar 25.9 km 39 min), Lusen-Buzmadhe (rrugë me çakull e kalueshme me fuoristradë 10 km, 40 min).

Shtegu këmbësor (vajtje) Buzmadhe-Kroi i bardhë-Liqeni Novosejt-Guri i Mëngjesit 21.4 km (4 orë e 20 minuta) këshillohet të bëhet vetëm vajtje dhe kthimi të bëhet 1 ditë më mbrapa për shkak të gjatësisë së saj.

Përshkrimi: Shtegu kalon në skaj të pyjeve të ahut mbi Buzmadhe, kullotave alpine nga Kroi i Bardhë 1779 m mbi nivelin e detit, në mes pyjeve të ahut dhe monumentit të natyrës “Mështekna e Shishtavecit”, vazhdon më tej në pjesën panoramike liqeni i Novosejt futet në pyjet e Ahut të Shishtavecit në lartësinë 1451 m dhe vazhdon përseri në kullotat alpine deri tek Guri i Mëngjesit në lartësinë 1947 m mbi nivelin e detit.

Koha e rekomandur e frekuentimit: Periudha e verës,por mund të frekuentohet edhe në periudha të tjera kur nuk ka reshje bore.

Statusi: I shenjuar deri në afërsi të kampingut.

Mjete të nevojshme: Gjatë udhëtimit në këtë shteg duhet veshje sportive,ushqime te ndryshme pasi përgjatë shtegut nuk ka vende për blerje ushqimesh për ngrënje,ndërsa ujë gjen në disa vende përgjatë shtegut dhe nuk është e nevojshme te merret.

Vlerat e shtegut: Përgjatë udhëtimit keni mundësi të shikoni atraksione turistike natyrore siç janë kullotat alpine me një shumëllojshmeri biodiversiteti flouristik, kjo gjatë periudhës 15 Maj-30 Qershor, pyjet e ahut dhe të Mështeknës gjatë gjithë periudhës së verës,terren i hapur i cili të ofron mundësine e shikueshmërisë të të gjithë zonës, monumentin e natyrës “Mështekna e Shishtavecit”,liqeni i Novosejt dhe M.N Guri i Mëngjesit, atraksione kulturore dhe historike siç janë Teqja e Buzmadhes ku është dhe mundësi e mirë për parkingun e automjeteve dhe Kroi i Bardhë.

Akomodimi: Kamping për akomodim deri në 10 veta në afërsi të Gurit të Mëngjesit që përkon me fundin e shtegut si dhe bar restorant.Gjatë periudhës së dimrit ky kamping të ofron mundësine e aktiviteteve sportive siç janë skitë.


Emri: Bajram Curri–Dragobi–Çerem–Dobërdol. 

Niveli vështirësisë: Mesatar.

Itinerari: Rrugë auto Bajram Curri-Dragobi (Kikaj) (e asfaltuar 14 km 23 min) ,Dragobi (Kikaj)-Çerem (rrugë me çakull e kalueshme me foristradë 13.5 km,35 min).

Shtegu këmbësor (vajtje) Çerem-Dobërdol 19.3 km (3 orë e 10 minuta)

Përshkrimi: Shtegu nga Çeremi në Dobërdol i cili është një fshat i largët, është i kalueshëme vetëm me këmbë. Gjatë periudhës së verës kjo zonë është e banuar vetëm nga barinjtë.Prej Ceremit, rruga vazhdon nëpërmjet kufirit të Malit të Zi ku përshkruan disa km në pyjet e Ahut të kësaj zone, ku shikohet lugina e Gashit dhe më në fund në fshatin Dobërdoll të barinjve. Drejtimi i kësaj rruge shkon në zbritje me zigzage.Rruga të nxjerr nga pylli dhe hyn në livadhe të bukur me pamje të mrekullueshme në lartësinë 1700-1800 m mbi nivelin e detit. Në Dobërdol ndodhet liqeni i bukur akullnajor i pllajës së Dobërdollit-Sulbicës. Edhe kur bari rritet, rruga nga livadhi drejt rrugës së zhavorrit është e lehtë për t’u identifikuar. Nëse keni dëshirë planifikoni një ditë relaksuese për të pushuar rreth liqenit i cili ndodhet disa kilometra në juglindje të Doberdolit.

Koha e rekomanduar e frekuentimit: Periudha e verës,por mund të frekuentohet edhe në periudha të tjera kur nuk ka reshje bore e cila bën bllokimin e këtij shtegu.

Statusi: I pashënjuar.

Mjete të nevojshme: Gjatë udhëtimit në këtë shteg duhet veshje sportive,ushqime te ndryshme pasi përgjatë shtegut nuk ka vende për blerje ushqimesh për ngrënje,si dhe ekzistojnë disa burime ujore nga ku mund t’i përdorni për të pirë ujë.

Vlerat e shtegutPërgjatë udhëtimit keni mundësi të shikoni atraksione turistike natyrore siç janë masivet pyjore me lloje të ndryshme si Ahu, lajthia,Vërriu,Krekëza,Pisha e Zezë etj si dhe kullotat alpine me një shumëllojshmeri biodiversiteti flouristik që të ofrojnë një panoramë mbreslënëse gjatë vëzhgimit në distancë, kjo gjatë periudhës 15 Qershor-30 Korrik,

Akomodim: Kamping për akomodim mund të shfrytëzohen bujtinat e familjeve vendase dhe stanet e  tyre të cilët mirëpresin mysafirë. Ndërsa për ushqime barinjtë dhe familjet atje shesin ushqime tradicionale për vizitorët.

Shtegu Lusen-Buzmadhe-Kroi bardhë-Liqeni Novosejt-Guri Mëngjesit. Klikoni butonin më poshtë për të aksesuar hartën

Shtegu Bajram Curri–Dragobi–Çerem–Dobërdol. Klikoni butonin më poshtë për të aksesuar hartën

 

ADZM Divjake

Emri i shtegut:  Mizë-Gur-Antenat Gur-Kroi i Beqirit-Foleja e Bufit-Udha e Kryqit të Grabianit-Pusi i Djegur-Kulla e Vrojtimit-Mizë

Niveli i vështirësisë: Mesatar

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut: Mizë-Gur rrugë automobilistike ( 9.2 km=10 min), Gur-Antenat Gur-Kroi i Beqirit-Foleja e Bufit-Udha e Kryqit të Grabianit-Pusi i Djegur-Kulla e Vrojtimit-Mizë (rrugë me çakull  dhe e kalueshme me fuoristadë në një interval prej 55 min, me biçikletë në një interval prej 4 orësh, me motorr në një interval prej 40 min dhe në këmbë rreth 7 orë.  Gjithsej janë 15.5 km).

Statusi: I shenjuar

Koha e rekomanduar: Verë

Mjete te nevojshme: Rekomandohet që gjatë lëvizjes të merret me vete ujë i pijshëm, ushqime të lehta, kutia e ndihmës së shpejtë, kapele, veshje që i përshtaten terrenit.

Vlerat e shtegut:  Shtegu kalon përgjatë kreshtës së Kodrës së Divjakës (Gjenerukë)  e  mbuluar me bimësi pyll dushku, shkozë  dhe shkurre të tjera mesdhetare në një lartësi mbi nivelin e detit që varion nga  140-160 m. Në lartësinë e kodrave mund të shihet me sy të lirë Ishulli i Pelikanit, ku folenizon Pelikani Kaçurrel, Laguna e Karavastasë, Deti Adriatik, Pisha e Divjakës, Pylli i Kularit

Shtegu i dyte

Emri i shtegut: Zyrat e Parkut-Porta e Nestit-Fazaneri-Pisha e Madhe-Kanali i Emisarit të Tërbufit-Ura e Kularit-Stalla e Kuajve-Ura e Kularit-Sopi i Rërës së Zezë-Zyrat e Parkut

Niveli i veshtiresise:       I lehtë

Itinerari: Zyrat e Parkut-Porta e Nestit-Fazaneri-Pisha e Madhe-Kanali i Emisarit të Tërbufit-Ura e Kularit-Stalla e Kuajve-Ura e Kularit-Sopi i Rërës së Zezë-Zyrat e Parkut (15.2 km. terreni është i lehtë,i aksesueshëm me biçikletë dhe në këmbë. Me biçiklete nevojiten 30-40 min dhe në këmbë rreth 3 orë) Lartesia nga niveli i detit varion nga 0-5 m

Koha e rekomanduar Gjatë gjithë vitit përveç ditëve me shi.

Mjete te nevojshme: Rekomandohet të merret me vete ujë i pijshëm, ushqime të lehta, kutia e ndihmës së shpejtë, kapele, veshje që i përshtaten terrenit.

Vlerat e shtegut: Shtegu kalon përmes Pishës së Divjakës ku mund të vëzhgosh nga afër florën e faunën e egër që mbart ky park, ajrin e pastër që të shoqëron kudo.

Korçë Gollomboc-Platforma-Djellas-Liqenas”

Emri i shtegut: Shtegu nr 4 sipas hartës së shtigjeveGollomboc-Platforma-Djellas-Liqenas”

 Niveli i vështirësisë: Mesatar

Itinerari: Korçë-Gommboc (me makinë 40 km dhe kohëzgjatja e udhëtimit është 40 minuta)

Lloji i Shtegut: Këmbësor me gjatësi prej 11.2 km, lartësia min. 850m, lartësia max.1145m, lartësia ngjitëse e përmbledhur 425 m, zbritëse 415 m.

Koha e rekomanduar për frekuentimin: Më shumë në pranverë, verë, vjeshtë dhe pak në dimër.

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut: Mund të përshkohet në 2 pjesë:

  • Gollomboc-Platforma(maja më e lartë, pika e vrojtimit), ka një gjatësi shtegu prej rreth 3 km vetëm ngjitje me kohëzgjatje rreth 1 orë, ndërsa zbritja në kthim në po të njëjtin shteg rreth 30 minuta .Ky shteg mund të përshkohet edhe me fuoristradë për rreth 15 minuta.
  • Platforma-Djellas-Pustec rreth 8.2 km, vetëm vajtje dhe përshkohet për 4.5 orë.

Statusi: Në fillim të shtegut në fshatin Gollomboc, ndodhet tabela info, me hartën treguese, gjurmën  e shtegut etj. Shenjat dalluese që orientojnë shtegun janë: e bardhë/e kuqe/e bardhë.

Mjete të nevojshme: Veshje sportive ose profesionale, ushqime të thata, ujë, kutia e ndihmës së shpejtë.

Vlerat  shtegut : Që me  nisjen e  ecjes në shteg, ngjitur në sheshin e fshatit, shfaqet busti i shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse, lindur në fshatin Gollomboc. Në krahun e majtë të shtegut ndodhet kisha e sh/Vangjelizmos, pjesa lindore e saj (kisha e vjetër) gezon statusin e Monumentit të Kulturës. Mbi kishë janë Manat shekullorë të Gollombocit, të shpallura Monument Natyre. Shtegu kalon përmes fshatit, ku mund të vizitohen shkolla e vjetër dhe shtëpia e lindjes së shkrimtarit. Shtegu në ngjitje, megjithese ka një vështirësi për shkak të pjerrësisë në segmente të vogla, në pika të ndryshme çelin pamje atraktive të natyrës së bukur të Prespës. Shtegu kalon përmes pyllit, në zonën fitoklimatike të Gështenjës, ku përveç llojeve përbërës të kësaj zone si dushqet, frashëri i bardhë, shkozat, panjat, vidhi, takohet edhe druri i venjes, endemik për Shqipërinë. Kënga e zogjve shoqëron vizitorin përgjatë gjithë shtegut.

Shtegu kulmon në pikën më të lartë të tij, tek platformë vrojtuese për shpendët. Përpara vizitorit shfaqet një pamje mahnitëse, me një peizazh të mrekullueshëm të pjesës lindore të liqenit të Prespës, nga ku mund të vrojtohen shpendë uji, ku më i pranishëm është Pelikani Kaçurrel.  Pjesa tjetër e shtegut, Platforma-Djellas-Pustec,  ka po të njëjtat vlera, por mund të aplikohet nga mosha të reja, për arsye të distancës së ecjes.

Harta e Itinerarit te Shtegut Gollomboc Platforma-Djellas-Pustec”


 

Korçë/ Itinerari për ecje në këmbë

 

Emri i shtegut: Alarup-Maja e Pllajës së Pusit dhe Alarup-Maja e Pllajës së Pusit – Goricë e Madhe

Niveli i vështirësisë: I vështirë

Itinerari: Pogradec-Alarup (me makinë 23 km për  28 min) makinë e zakonshme ose furgon në rastet kur ka më shumë persona

Lloji i Shtegut: Këmbësor

Koha e rekomanduar për frekuentimin: Kryesisht në pranverë, verë, vjeshtë dhe pak në dimër.

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut:

  • Alarup-maja e Pllajës së Pusit 7 km vetëm ngjitje dhe vajtje- ardhje 14 km bëhet për 8 orë.
  • Maja e Pllajës së Pusit – Goricë e Madhe (21 km) 8 orë vetëm vajtje.

Statusi: I shenjuar dhe me tabelat e orientimit.

Mjete te nevojshme: Veshje sportive ose profesionale , ushqime të thata, ujë, kutia e ndihmës së shpejtë.

Vlerat  shtegut : Ka një vështirësi që të ofron kënaqësi mbërritjen në destinacion.

                            -Pamje mahnitëse peisazhike sidomos në pikën më të lartë të Malit të Thatë që është maja e Pllajës së Pusit 2288m

                            – Nga kjo majë mund të shihen tre liqene : Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së vogël

                       -Vlera floristike dhe specie endemike

                      -Aventurë sipas sezoneve   stinore etj

Harta e Itinerarit të Shtegut “Alarup-Maja e Pllajes së Pusit -Goricë e Madhe”


Itinerari per ecje me biciklete

Emri i shtegut: “ Qaf Plloçë – Guri i Kamjes”

Niveli i vështirësisë: I Moderuar.

Itinerari: Pogradec- Qaf Plloçë  – Guri i Kamjes

Lloji i Shtegut: Me biçikletë

Koha e rekomanduar për frekuentimin: Më shumë në pranverë, verë, vjeshtë.

Kohëzgjatja e përshkrimit të shtegut: 22 km 60 minuta. Vajtje- ardhje 44 km për 2 orë

Statusi: I shenjuar dhe me tabelat e orientimit

Mjete të nevojshme: Mjete dhe biçikletë profesionale, veshje sportive ose profesionale, ushqime të thata, kutia e ndihmës së shpejtë.

Vlerat e shtegut : Përgjatë shtegut vizitohet Guri i Kamjes që është një nga monumentet e natyrës që ndodhet në Pogradec dhe shihen pamje mahnitëse

Harta e itineratir të Shtegut “Pogradec- Qaf- Plloçë – Guri i Kamjes”

Flora dhe Fauna e Shqipërisë

Shqipëria ka klimë tipike Mesdhetare me dimër të butë, të lagësht dhe verë të ngrohtë, me diell, deri në 300 ditë të lehta në vit. Me kushte të mëdha klimatike Shqipëria është një “destinacion gjatë gjithë vitit”

Flora e Shqipërisë është paraqitur nga 165 familje me 910 gjini. Rreth 15% janë specie të elementeve të Ballkanit dhe të tjerët janë nënbalkanikë. Elementi floristik mesdhetar përfshin 24% të diversitetit të llojeve, nga të cilat 8% janë ë-mesdhetare, 7% steno-mesdhetare, 25% atlantik-mesdhetar etj. Elementi floristik evropian përbëhet nga 18% ku grupi kryesor janë nga jugu Evropë (5,5%) dhe nga Evropa Juglindore (4,5%).

Fauna e egër shqiptare përbëhet kryesisht nga elementi ë-aziatik, por edhe nga elementet holarctik, elementi i Mesdheut dhe speciet endemike dhe sub-endemike të Ballkanit. Vendi është një bio korridor për lëvizjen e faunës nga Veriu në Jug të Evropës dhe më tej në Afrikën e Veriut dhe Azinë e vogël dhe anasjelltas.

Në detet Adriatik dhe Jon dhe në ujërat e brendshme gjendet një faunë e pasur e jovertebrore dhe vertebrate që fillojnë nga coelenterate deri gjitarët e mëdha. Nga jovertebrorët vërehen rreth 46 lloje të echinoderm, 115 lloje të crustacean dhe 520 specieve të molusqeve bivalve dhe gastropodit të ujit të detit, ujë të freskët dhe tokë, nga një total prej 720 llojeve të pritura në këtë grup. Ajo numëron rreth 4.000 specie insektesh, nga një numër prej 14.000 llojeve të pritura. Grupi i madh përfaqësohet nga Order Lepidoptera me rreth 1700 lloje, e ndjekur nga Urdhri i llojit të krahut membranor me 850 lloje, me krahë të ngurta me 600 lloje dhe në fund gjysma gjysmë solide me 320 lloje.

Zonat e Mbrojtura, një aset i cmuar  

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një sistem përfaqësues të zonave të mbrojtura (ZM), që shtrihet në pothuajse 16% të territorit të vendit. Baza e sistemit të zonave të mbrojtura konsiston kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e pejzazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend. Përveç kategorive kryesore, ka filluar të jetë prezent edhe kategoria e Parqeve Natyrorë Rajonal (PNR) që lidhet me inisiativat dhe vendimet e organeve vendore.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri kthehen në territore për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës e biodiversitetit, duke promovuar vlerat e tyre të shumllojshme (turistike/rekreative, kulturore, gastronomike, estetike, pejsazhistike, shëndetësore, shpirtërore, etj.), në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm me ndikim pozitiv të komuniteteve lokale dhe rritjes së mirëqënies së tyre.

ATRAKSIONE NË ZONA TË MBROJTURA

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, ndodhet në pjesën perëndimore të Shqipërisë, shtrihet përgjatë fushës së Myzeqësë me dalje nga Deti Adriatik dhe ...
Lexo më shumë

Kanioni i Langaricës/Surpriza pranë Ujërave Termale të Benjës

Parku i Bredhit të Hotovës rezervon për turistët surpriza që nuk duhet humbur. Kanioni i Lengaricës me gjatësinë e konsiderueshme ...
Lexo më shumë

Pranvera, stina e Flamingove

Pranvera është stina e flamingove. Ato I sheh kudo në Lagunën e Nartës dhe Divjakë-Karavasta.Flamingot mbahen në vëzhgim nga ekspertët ...
Lexo më shumë

Ujëvara e Shëngjergjit është një pasuri natyrore e Tiranës

Ujëvara ndodhet pranë fshatit Shëgjin, të komunës Shëngjergj. Deri pranë saj, mund të shkohet me makinë dhe rruga është shumë ...
Lexo më shumë

Qendrat e vizitorëve në Zonat e Mbrojtura

1.Qendra e Vizitorëve Velipojë- Peizazhi i Mbrojtur lumi Buna -Velipojë

Kontakt:

     Agim Dardha 0693647063

2. Qendra e Vizitorëve Theth-  Parku Kombëtar Theth 

Kontakt:

        Age Martini 06953 02572

3.Qendra e Vizitorëve Pustec – Parku Kombëtar Prespë 

Kontakt:

        Mihallaq Qirjo 0682603689

4.Qendra e Vizitorëve Fushë Studën – Parku Kombëtar Shebenik Jabllanic 

Kontakt:

           Xhek Nezha 0696666264

5. Qendra e Vizitorëve Dajt- Parkur Kombëtar Mali i Dajtit  

Kontakt:

          Ilir Vishkurti 0682081975

6. Qendra e Vizitorëve Llogara – Parku Kombëtar Llogara 

Kontakt:

          Lorela Lazaj 0693419147

7. Qendra e Vizitorëve Rradhimë – Parku Kombëtar Detar Sazan Karaburun

Kontakt:

          Lorela Lazaj 0693419147

8. Qendra e Vizitorëve Divjakë – Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta  

Kontakt:

           Ardian Koci 0698900540

9. Qendra e Vizitorëve Ulëz-  Parku Natyror Ulëz  

Kontakt:

          Bekim Qosja 0682307406

10. Qendra e Trajnimeve dhe zyrat e AdZM Kukës 

Kontakt:

           Besnik Hallaci 0693011533

11.  Qendra e Vizitorëve Kune- Vain   Rezervati i menaxhuar Kune Vain  

Kontakt:

           Pjeter Toni 0684059549