QAFSHTAMË sh.p.k. – AGROTURIZËM SHKRELI RESORT

“Shkreli Resort “ është agro-biznesi më i ri në Shqipëri i cili ndodhet rreth 50 km larg Tiranës, në një rrugë të asfaltuar të aksesueshme për çdo lloj mjeti. Ky resort i këndshëm shtrihet në një zonë prej 2 hektarësh, në natyrën e mrekullueshme të parkut kombëtar të Qafështamës! Ajo çfarë e karakterizon është ajri i pastër me rreth 98% oksigjen (i këshillueshëm për persona me probleme të frymë-marrjes e jo vetëm), si dhe uji i burimit i varfër në kripëra por i pasur me magnezium, cilësi këto, që ndihmojnë në një shëndet më të mirë për çdo grup-moshë. Akomodimi është cilësor dhe i rehatshem, i krijuar sipas standarteve europiane (kapacitet 50 shtretër: dhomë teke/dopio, suita, treshe & duplex familjare). Ushqimi është tradicional dhe modern me produkte të freskëta të kontrolluara nga laborator të akredituar, të sherbyera në formë vetë – shërbimi (menu ditore).

” Shkreli Resort “ kryhen aktivitete nga më të ndryshmet sportive, si psh: ecje sportive, ngjitje malore, rally me makina, biçikleta malore, shëtitje kulturore e informative dhe guida turistike. Po ashtu, ofrohen aktivitete interaktive në kampin Shkreli, si psh: futboll, volejboll, ping pong, bilardo, atelie mjedisore, kënd lojrash për fëmijë etj.

Ky agrobiznes është i përshtatshëm për miq, familje me fëmijë, çifte dhe madje vetëm, ndaj mos nguroni të rezervoni pushimin tuaj relaksues ose aventurier të hapur në çdo stinë.

Post Author: smile.albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.