Çfarë është Projekti “Smile Albania”?
“Smile Albania” është një projekt inovativ i dhënies së informacionit dhe mikpritjes së turistëve, si edhe një model ekologjik dhe komunitar nëpërmjet ndërgjegjësimit mjedisor.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ofrojnë nëpërmjet këtij projekti promovimin e turizmit dhe siteve me interes kulturor, historik dhe natyror përmes angazhimit të rreth të rinjve vullnetarë dhe të punësuar. “Buzëqeshja e Mikpritjes” u quajtën të rinjtë shqiptarë, të cilët për herë të parë gjatë vitit 2018 pritën turistët në 36 infopoint-e : pika doganore, porte., zona të mbrojtura, qytete, plazhe etj.
Gjatë këtij projekti të rinjtë bëhen gjithashtu pjesë e trajnimeve dhe aktiviteteve konkrete për mjedisin, aktivizmin vullnetar, guidën turistike, edukimin mjedisor dhe potencialet e green start up. Projekti “Smile Albania” krijoi një model promovues të turizmit shqiptar përmes informacionit të drejtpërdrejtë të atraksioneve natyrore-kulturore dhe aktiviteteve me karakter lokal.
Vendndodhja e 35 infopointeve
Pikat kufitare të hyrjes së turistëve
- Pika kufitare e Morinës (Kosova)
- Pika kufitare e Murriqanit (Mali i Zi)
- Porti i Durrësit
- Aeroporti i Tiranës
- Pika kufitare e Qaf Thanës (Maqedoni)
- Porti i Vlorës
- Pika kufitare e Kapshticës (Greqi)
- Pika kufitare e Kakavijës (Greqi)
- Porti i Sarandës
Plazhet/qytetet me prani të madhe turistësh
- Plazhi i Velipojës
- Plazhi i Shëngjinit
- Gjiri i Durrësit (Ura e Dajlanit)
- Gjiri i Durrësit (mbikalimi në Plepa)
- Lungomare e Vlorës (tek Skela)
- Zona e Rradhimës (qendër vizitorësh)
- Llogora (qendër vizitorësh)
- Plazhi i Dhërmiut (te kthesa e rrugës kryesore)
- Porto Palermo
- Plazhi/qytetit i Himarës e zonat përreth
- Zona e Ksamilit (te Parku)
- Tushemisht
Vende jashtë zonës bregdetare/malore
- Qyteti i Shkodrës (pedonalja)
- Parku i Thethit (qendër vizitorësh)
- Parku i Valbonës (qendër vizitorësh)
- Parku Shebenik Jabllanicë
- Parku Divjakë Karavasta
- Parku Arkeologjik Apoloni
- Qyteti i Beratit (para kalasë)
- Sheshi para Bashkisë Durrës
- Qyteti i Pogradecit
- Qyteti i Sarandës
- Qyteti i Përmetit (qëndër vizitorësh)
- Qyteteti i Gjirokastrës (qëndër vizitorësh)
- Qyteti i Peshkopisë
- Qyteti i Elbasanit
- Qyteti i Librazhdit