KUVENDI I TURIZMIT

FORUMI

Forumet
 
Shpërndaje:

Turizmi, në vizionin e qeverisë, shihet si sektori që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha, më shumë të ardhura e më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.Turizmi është tashmë një sektor ekonomik me ndikim të madh që synon të plotësojë kërkesat e qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të huaj për vizita kulturore, kohën e lirë, shëndetin dhe sportin, akomodimin, ushqimin dhe argëtimin,etj, duke ndryshuar pozitivisht strukturën ekonomike, duke krijuar vende të reja pune dhe të ardhura të konsiderueshme, si dhe duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.Projektimi dhe krijimi, i një imazhi cilësor dhe të qëndrueshëm të Turizmit, në Shqipëri, nëpërmjet përdorimit të sigurt dhe të kontrolluar të burimeve dhe potencialeve lokale, duke u fokusuar në atë çka, Shqipërinë, e bën unike dhe duke garantuar shërbime, në përputhje me standardet ndërkombëtare, janë kyçi për garantimin e zhvillimit të turizmit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm në vend.

Shqipëria është një vend strategjik për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës. Ajo ka fituar një status dhe rol të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, rrjedhojë logjike e partneritetit në rritje me të gjithë strukturat e sigurisë rajonale dhe globale pas anëtarësimit në NATO në prill të vitit 2009. Aktualisht Shqipëria ёshtё në një proces të rëndësishëm me Bashkimin Evropian, pas hyrjes në fuqi më 1 Prill 2009 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, liberalizimit tё vizave dhe aplikimit për statusin e vendit kandidat.

Pikësynimet kryesore të politikave në fushën e turizmit janë:

  • Vlerësimin e turizmit si sektor strategjik dhe prioritar i ekonomisë
  • Mbështetja e turizmit duke krijuar kushte të favorshme ligjore, ekonomike dhe strukturore për zhvillimin e tij
  • Sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit duke krijuar kuadrin e plotë të ligjeve dhe rregulloreve dhe zbatimi i një procesi të koordinuar planifikimi për të mbrojtur dhe përmirësuar mjedisin dhe strukturat sociale
  • Centralizmi i procesit të planifikimit në turizëm, reformim i institucioneve, agjencive që merren me turizmin
  • Vendosje e rregullt në treg e të gjithë operatorëve ekonomikë në fushën e turizmit (agjenci, operatorë turistikë, udhërrëfyes dhe struktura mikpritëse).
  • Përmirësimi i legjislacionit do të shoqërohet edhe me përmirësimin e të dhënave si mjeti kryesor për matjen ekonomike të turizmit
  • Mobilizim i aktorëve që merren me turizmin dhe komunikim i vazhdueshëm me komunitetin.
  • Kontroll i cilësisë dhe i standardeve në strukturat mikpritëse
  • Gjithashtu, synojmë të zhvillojmë një platformë të integruar, aktive dhe me impakt social, ku roli i komunitetit dhe sektorit privat do të jenë çelësi i menaxhimit të sezonalitetit dhe kthimit të Shqipërisë, në një destinacion turistik për të katër – stinët.
  • Vizioni i qeverisë për destinacionet turistike kombëtare do të konsolidohen në:
  • Alpet Shqiptare – Një destinacion i bazuar në ecjen në mal (trekking), kjo e lidhur me natyrën, aktivitetin dhe turizmin sportive;
  • Plazhet e Jugut dhe kombinimi me malet. Aeroporti i ri në jug do të sjellë një përmirësim të rëndësishëm;
  • Marinat dhe portet kanë një potencial të lartë për thithjen e turistëve të huaj dhe megjithëse në Shqipëri është rritur hyrja nga deti janë mundësitë të zhvillohen edhe 6 pika të reja portuale me shkallë të lartë shfrytëzimi;
  • Tirana do të vazhdojë të përmirësohet në infrastrukturë për ta kthyer atë në një qender atraktive për evente të biznesit rajonal dhe vizitorët e fundjavës, por edhe qendër kulturore e turistike.

Ministria Turizmit dhe Mjedisit për të arritur misionin e saj përmes një menaxhimi të integruar të dy sektorëve, atë të zhvillimit të turizmit dhe mjedisit, do të bëjë të mundur:

  • Bashkimin e dy sektorëve në një qasje të integruar
  • Planifikim – implementim për të mundësuar funksionimin paralel në zhvillimin e turizmit
  • Krijimin e platformave të bashkëpunimit për zbatimin e iniciativave të partneritetit publik-privat.
  • Fushata ndërgjegjësuese “Pastrojmë, rehabilitojmē, gjelbërojmë Shqipërinë që duam” dhe zbatimi i ligjit, do të kontribuojë fuqishëm, në zhvillimin dhe zbatimin e vizionit të ri të Qeverisë, për të garantuar rritje ekonomike të qëndrueshme.

Ju lutem vendosni Përdoruesin dhe Fjalëkalimin   për të vazhduar me aksesimin në Forum.

Ju lutem identifikohuni në link-un më poshtë:

 IDENTIFIKOHU