KANTINA NURELLARI

Kantina Nurellari është themeluar në vitin 1996 në  fshatin Fushë-Peshtan, Berat. Disponon 8 hektarë vresht. Ajo prodhon çdo vit mesatarisht 35000 shishe vere të cilat shiten kryesisht në të gjithë Shqipërinë dhe eksporton gjithashtu në Gjermani, Zvicër dhe në Hong-Kong.

Kantina Nurallari përbëhet nga 6 dhoma hoteli me standard shumd të lartë shërbimi, ku çdo dhomë ka fasad të brendshme unike, jo e njëjtë me të tjerat. Gjithashtu vizitorët tanë kanë mundësi të konsumojnë mëngjesin me produkte tërësisht lokale të veçanta në shije. Restoranti është një pjesë tjetër e rëndësishme pasi vizitori dëshiron që edhe drekën, darkën ta konsumoj në ambjentet e kantinës ku gjithçka që serviret ka origjinë lokale shumë të shijshme: të gjitha mishrat e kuq, zogjtë e fshatit, djathrat të ardhura nga mali i Tomorrit i japin një shije të veçantë tryezës.

Post Author: smile.albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.