HOTELE 4&5 YJE

Klimë liberale dhe reformiste investimi

Ligji “Për Turizmin” ofron stimuj shumë konkurruese për investitorët e huaj.

Ligji ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme. Ministria përgjegjëse për sektorin e turizmit është lidhja midis Qeverisë së Shqipërisë, autoriteteve lokale dhe investitorëve strategjikë dhe luan rolin e monitorimit në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara për investime të ndryshme në këtë sektor.

Për Investitorët, Shqipëria është nje treg atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të përshtatshme për të bërë biznes.

Taksa konkuruese dhe incentiva

Sistemi i taksave në Shqipëri nuk bën dallim ndërmjet investitorëve të huaj dhe atyre vendas

Norma konkurruese të taksave, TVSH për strukturat akomoduese në turizëm është 6%.

Shqipëria 1 Euro Skemë

Vendndodhja optimale gjeografike

Vendndodhja strategjike e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor

Lidhja me Italinë nëpërmjet porteve të ndryshme në Adriatik dhe detit Jon.

Shqipëria është një urë ndërmjet Evropës veriore dhe jugore me një rrjet në rritje të lidhjeve të transportit si portet, rrugët dhe aeroportet.

Destinacioni turistik i rekomanduar

E favorizuar nga klima e saj dhe e gjendur mes maleve dhe detit, Shqiperia është një vend ku mund të mahnitesh nga kultura e saj e lashtë dhe nga panoramat e saj natyrore.

“Zona me përparësi zhvillimi”

Janë zonat rajonale dhe/ose lokale të qeverisjes vendore, të cilat konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë dhe që kanë nevojë për mbështetje të posaçme me qëllim zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me efiçencë të burimeve e infrastrukturave publike.

Investimet në fushën e turizmit sipas ligjit dhe lehtësitë që përfitojnë investimet me status “Investime strategjike”. Është parashikuar që në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit shteti të marrë rolin e zhvilluesit, si dhe të përfshihet në forma të ndryshme partneriteti. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit apo të njësive të qeverisjes vendore, që ndodhen brenda zonave me përparësi zhvillimin e

turizmit, brenda dy muajve nga miratimi i zonës, kalojnë në administrim të ministrisë përgjegjëse për turizmin.

Në rastin e investimeve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, parashikohet vënia në dispozicion e pasurisë së paluajtshme për ndërtimin e strukturave akomoduese dhe strukturave të tjera turistike. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vjet. Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore mund të bëhet edhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 Euro.

Me qëllim tërheqjen e investitorëve dhe nxitjen e investimeve në turizëm, me miratimin paraprak të ministrisë përgjegjëse, është parashikuar që:

transferimi i veprimtarisë, si e tërë apo i një pjese të aksioneve te të tretët, të bëhet vetëm me miratimin e ministrit përgjegjës për turizmin, pa ndryshuar objektin e veprimtarisë;

transferimi i pronësisë te të tretët, i strukturave të veçanta akomoduese, të bëhet vetëm me miratimin e ministrit përgjegjës për turizmin, pasi këto 7 struktura të jenë paraqitur të detajuara në projektin e investimit dhe si aneks i veçantë i marrëveshjes me investitorin.

Përveç sa më sipër, për investimet me statusin “Investime Strategjike të Veçanta” në turizëm është parashikuar edhe:

transferimi i së drejtës së pronësisë të pasurive të paluajtshme shtetërore tek investitori privat, nga ana e Këshillit të Ministrave, rast pas rasti;

Kur vlerësohet nga Këshilli i Ministrave, marrëveshja për realizimin e investimit strategjik miratohet me ligj të posaçëm në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, për të gjitha investimet strategjike pranë brigjeve të detit dhe liqenit parashikohet që:

të vihet në dispozicion një hapësirë e plazhit, në raport me kapacitetin e strukturës akomoduese;

në rastet kur një strukture turistike i nevojitet një port turistik apo pontil i përhershëm, si infrastrukturë mbështetëse, ministria përgjegjëse për turizmin i propozon Këshillit të Ministrave shpalljen e portit turistik apo pontilit të përhershëm, në funksion të kësaj strukture turistike.

Në rastin e investimeve jashtë zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, leja e ndërtimit, që lëshohet nga autoriteti vendor i planifikimit, duhet të marrë pëlqimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin.

Legjislacioni për Investime

Legjislacioni për Investime në Sektorin e Turizmit, synon të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.

Ligji për Turizmin

Ligji Nr. 93/2015 mbi Turizmin ofron një ofertë shumë konkurruese për investitorët e huaj dhe vendas.

Ligji i mbi turizmin ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme.

Ministria përgjegjëse për sektorin e turizmit është lidhja midis Qeverisë së Shqipërisë, autoriteteve lokale dhe investitorëve strategjikë dhe luan rolin e monitorimit në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara për investime të ndryshme në këtë sektor.

Ligji turizmit inkurajon investitorët e mëdhenj të cilët kërkojnë të zbatojnë vendpushimet turistike duke i dhënë në përdorim tokën shtetërore përmes “skemës së Shqipërisë 1 €”.

Çdo pasuri e patundshme në pronësi të shtetit ose autoritetit lokal bëhet një pronë nën administrimin e Ministrisë së Turizmit brenda dy muajve pasi zona është shpallur “një fushë prioritare për zhvillimin e turizmit”.

Ministria ka të drejtë t’i japë kësaj zone një investitori privat për qëllime investimi, duke aplikuar skemën e qirasë “Shqiptare 1 Euro” për një periudhë 99 vjeçare.

Thjeshtimi administrativ

Regjistrimi i një biznesi të ri mund të përfundojë brenda 24 orësh me një kosto minimale prej 100 lekësh (<1 E)

Kjo mund të bëhet në dritaren e shërbimit të zyrës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në Tiranë ose në cilindo prej 32 zyrave të QKR në të gjithë vendin

Kërkesat për licenca dhe lejet mund të dorëzohen në dritaren e shërbimit të zyrës së Qendrës Kombëtare të Licencave (QKL) në Tiranë ose në ndonjë nga zyrat e tjera të QKL-së në të gjithë vendin

Shqipëria ka miratuar një kuadër liberal të hartuar për të krijuar një klimë të favorshme investimi për investitorët e huaj.

Legjislacioni i posaçëm për investimet strategjike synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike.

Qëllimi i tij është të tërheqë investimet me kapital të konsiderueshëm të cilët zbatohen në sektorët ekonomikë të cilët konsiderohen si strategjikë për zhvillimin e vendit.

Objektivat e këtij legjislacioni janë të lidhura me zhvillimin e ekonomik të vendit, punësimin dhe zhvillimin e rajoneve. Për këtë qëllim, legjislacioni u ofron investitorëve strategjike mekanizma nxitës dhe mbështetës, duke i konsideruar këto investime si prioritare dhe duke u garantuar një sërë masash, shërbimesh dhe lehtësi administrative.

Statuset strategjike dhe procedurat e përshpejtuara

Investimeve strategjike legjislacioni u ofron statuse preferenciale për të cilat zbatohen procedura të përshpejtuara. Statuset preferenciale miratohen nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Për secilin status, legjislacioni parashikon kryerjen e procedurave favorizuese përkatëse. Statuset dhe procedurat preferenciale të projekteve strategjike janë:

a) Projekt potencial strategjik:

Projekti potencial strategjik është një projekt i mundshëm investimi, me ndikim strategjik për zhvillimin e vendit dhe me interes publik. Ky status është paraprak dhe i garantohet projekteve të konsideruara me potencial strategjik, deri në momentin e dhënies së statusit “Investim/investitor strategjik”.

b) Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar:

Procedura e asistuar është procedura e posaçme sipas së cilës administrata publike ndjek, koordinon, asiston, mbikëqyr dhe përfaqëson investimin strategjik përgjatë fazave të zbatimit të tij.

c) Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë

Procedurë e veçantë është procedura e posaçme me të cilën jepet mbështetje me rregulla të veçanta

për investime strategjike me ndikim në ekonomi, punësim, industri, teknologji dhe/ose zhvillim rajonal, me synim lehtësimin dhe përshpejtimin e investimeve.

Me miratimin e Ligjit nr. 114/2017 “Për disa shtesa në Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton subjektin, i cili financon ndërtimin dhe/ose merr përsipër ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje, status special, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, për subjektin që plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme:

a) është investitor në një strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, në Republikën e Shqipërisë, të certifikuar si e tillë nga struktura përgjegjëse, sipas këtij ligji për turizmin;

b) vlera e investimit është të paktën 8 milionë ë për ndërtimin e strukturës akomoduese me 4 yje dhe të paktën 15 milionë ë për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje.

Subjektet, që përfitojnë statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënshkruajnë marrëveshje zhvillimi me ministrinë përgjegjëse për turizmin, në të cilën parashikohen detyrimet e ndërsjella, afatet e realizimit të projektit, vlera e projektit, ndalimet për tjetërsimin e pronësisë së strukturave të ndërtuara apo pjesëve të tyre, si dhe pasojat nga mosrespektimi i detyrimeve të ndërsjella.”.

Procedurat administrative në lidhje me përgatitjen dhe zbatimin e një projekti investues strategjik, janë me prioritet, renditen të parat në radhë dhe ndiqen me procedurë të përshpejtuar nga administrate publike.