FSHATI MESOPOTAM

Fshati Mesopotam shtrihet përgjatë Lumit Bistricë, në dy kodrina në rrëzë të malit të Kostarit, në lartësinë  30-100 m mbi nivelin e detit. Në pjesën veriore kufizohet nga kullota, në juglindje dhe jugperëndim nga fusha me prodhime bujqësore.

Ngjitur me fshatin në krahun jugor është në funksion një Hidrocentral  “Bistrica2”, mbi lumin e Bistricës. Në pjesën veriore kufizohet nga kullota, në juglindje dhe jugperëndim nga fusha me prodhime bujqësore. Një peisazh shumë të bukur krijon kanali i lumit Bistricë nga hidrocentrali nr.1 deri në hidrocentralin nr.2, që shtrihet paralel me rrugën nacionale Sarandë– Gjirokastër. Në fshatin Mesopotam, vetë pozicioni gjeografik i tij që shtrihet mbi dy kodrina përgjatë ujërave të kristalta të lumit Bistricë dhe në një kodrinë përballë ndodhet manastiri i Shën Nikollës, krijon premisa për zhvillimin e turizmit nëpërmjet vizitave në manastirin e vjetër si dhe në kishën e Shën Mërisë, ndërtuar në malin e Kostarit. Fshati ka një popullsi  rreth 1100 banorë. Trashëgimia kulturore në aspektin material përfshihet me ekzistencën e një manastiri shumë të vjetër, Shën Nikolla. Në aspektin jo material përfshihet isopolifonia, dhe festat e shumta me karakter fetar.

Si të arrish në Mesopotam

Largësia: 272 km larg Tiranës Koha: 4 orë e 20 minuta

Çfarë të shohësh

• Manastiri i Shën Nikolla (ndodhet në jug të fshatit Mesopotam)
• Kisha e Panajasë (ndodhet në fshatin Mesopotam)
• Lumi Bistricë (kalon në Mesopotam)
• Kisha e Shën Mërisë (ndodhet në fshatin Mesopotam)

Evente

• Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve (18 Prill/Finiq)
  • Aktivitete që zhvillohen:

Fshati Mesopotam ka mundësi të mira për investime lidhur me zhvillimin e turizmit kulturor, natyror, ekoturizmit, agroturizmit, etj. Kështu, interesi i banorëve dhe i investitorëve të jashtëm për të investuar ndërtime të karakterit bujtës turistik është shumë i madh, por ka mungesa në infrastrukturën mbështetëse si: furnizimi me ujë, linja elektrike të amortizuara dhe rrugët e brendshme.

  • Infrastruktura turistike:

Fshati Mesopotam shtrihet në krahë të rrugës nacionale Sarandë – Gjirokastër. Infrastruktura e rrugëve te brendshme është shume e dobët, nuk është investuar asnjëherë. Rruga qe lidh Manastirin me rrugën nacionale është rreth 800 m me parametra minimale, duke krijuar vështirësi për vizitoret e shumte dhe turistet e Manastirit.

Post Author: smile.albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.