FSHATI KOSINE

Fshati Kosine gjendet në njësinë administrative “Qëndër Piskovë”, Bashkia Përmet. Mbi një kodër ndodhet kisha “Fjetja e Shën Mërisë”, ndërtim i vitit 1460. Ajo është 558 vjecare, por struktura e saj e hershme daton që nga koha e Perandorit romak Justinian, në shekullin e VI. Eshtë cilësuar si kisha e dytë më e vjetër në Ballkan, e ndërtuar sipas stilit biznatin ku në anën veriperëndimore ka disa mbishkrime ende të panjohura. Është kishë e tipit kryq të brëndashkruar me kupolë me tambu dhe përbëhet nga narteksi drejtkëndësh që mbulohet me qemer cilindrik me formuese veri-jug. Nga viti 1963 kisha është shpallur “monument kulture”, por në vitin 2018 ka përfunduar restaurimi nga brenda dhe jashtë saj. Punimet restauruese janë kryer sipas projektit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërhyrja e fundit në kishën monument kulture të kategorisë së parë, datonte nga vitet “80”, por teknikat e përdorura nuk kanë qenë ato të duhura. Në fshatin Kosinë pjesë e trashëgimisë kulturore janë edhe rrugicat me kalldrëm të ndërtuara në të njëjtën kohë me kishën.

Aktivitetet kryesore ekonomike në fshat janë bujqësia, blegtoria, vreshtaria, tregëtia dhe në kohët e fundit turizmi. Nuk ekzistojnë shoqata apo grupime me veprime të ndryshme lokale. Në shërbim të turizmit, janë gatimet tradicionale të zonës, degustimi, vrojtimi i shpendëve dhe zogjve, i kafshëve, praktikat tradicionale në bujqësi e blegtori, agropërpunimi, mbledhja e kërpudhave, bimëve medicinale dhe frutave të egra. Në zonë gjithashtu mund të ushtrohen veprimtari të tjera turistike, si ngjitje me mushka apo gomar, njgjitje në shkëmbinj, ciklizmi malor, skitë, kajake, rafting, vizitë në kanione etj. Në zonë mungojnë operatorët turistikë, por aty gjenden dy agjensi turistike që ndihmojnë për të siguruar guida lokale. Fshati Kosinë ndodhet 500 m larg nga aksi kombëtar rrugor Përmet-Këlcyrë, të shtruar me asfalt dhe rreth 8 km larg qytetit të Përmetit. Ai ndodhet 124 km larg kryeqytetit Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar të saj si dhe 78 km larg aeroportit ndërkombëtar në Greqi. Zona historike e qytetit të Gjirokastrës ndodhet 27 km larg.

Në Kosinë në 14 Gusht, festohet festa lokale turistike “Gatimet e gjysheve”. Festa zhvillohet në qendër të fshatit dhe në vigjilje të festës tradicionale të Shën Mërisë së Kosinës. Gjyshet në gatime shoqërohen nga disa vajza dhe djem të rinj, të cilët simbolizojnë njohjen dhe përcjelljen e traditës së gatesave tipike nga njëri brez tek tjetri. Aty gjyshet përmetare të Kosinës përgatisin në kohë reale disa gatime tipike të zonës. Eventit i bashkohen edhe sazet e Përmetit të cilat performojnë këngët e njohura përmetare, zhvillohen aktivitete të lidhura për njohjen e fshatit, kryhen vizita në kishën dhe shtëpitë tradicionale prej guri etj. Në këtë ditë vizitohen dhe shijohen panoramat e mrekullueshme, ku gërshetohen me njëra-tjetrën bukurite e lumit me kanionet e Langaricës, me urën e Katiut prej guri me një hark të madh e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, me urën e Dashit etj. Ky fshat është një nga më të mëdhenjtë dhe më tradicionalët në Bashkinë e Përmetit, këtu ka kuptim citimi “Të zhvillojmë turizmin duke ruajtur traditën”. Festa ka si qëllim të promovojë kulinarinë e pasur të zonës dhe biologjikisht të pastër, duke kthyer vëmendjen nga ruajtja dhe trashëgimi i saj si një pjesë e rëndësishme e traditave të kësaj treve. Tradita e gatimeve të njohura përmetare përfshinë prodhimin e reçelërave, glikove, rakisë dhe verës së njohur. Turizmi familjar i mirënjohur për vlerat etnokulturore ka vendin e tij në mozaikun e agroturizmit, si pjesë e turizmit alternativ. Cilësia shumë e mirë  e pijeve alkolike, favorizohet nga klima e vendit dhe varietetet e rrushit autokton, si Merlot, Debinë, Moskat, që mbretërojnë në vreshtat e të gjithë zonës. Ajo ka biodiversitet të pasur ku mbizotërojnë bredhi, lisi, pisha e zezë, bliri dhe disa shkurre, si dëllinja, lajthia etj. Fauna është e pasur me lloje kafshësh dhe shpendësh të egra, si ariu, sorkadhja, macja dhe derri i egër, ketri, thëllëza, qukapiku etj. Fshati ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër ku ai është i mbuluar nga dëbora, por edhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij. Spikasin në mënyrë të veçantë trashegimia e artizanatit dhe punëve të dorës që nga kohët e lashta pagane, që ende i gjen aty të trajtuara nga mjeshtrit dhe mjeshtret e Kosinës. Fashati Kosinë është shumë i vecantë për mikpritjen e tij dhe bashkëjetesën fetare midis sekteve bektashi, ortodoks dhe musliman.

Historikisht udhëtarë të huaj si Evia Çelebi, Pukëvili, Edit Durham etj, kanë folur me konsiderata të veçanta për këtë zone, për mikëpritjen, bujarinë, gatimet dhe pastërtinë e popullsisë përmetare. Kështu historian turk Çelebi në botimin e tij me titull “Shqipëria para dy shekujve“, për vizitën që ka bërë në Përmet shkruan se kështjellën e Përmetit pikë së pari e kanë themeluar romakët. Klima e Përmetit është e butë dhe e bukur“. Ndërsa Edit Durhami në librin “Brenga e Ballkanit“ shkruan se Përmeti me qiparisat e bukura të botës. Ndërsa ajo shpreh edhe mendime shumë të mira për amvisat përmetare, të cilat sipas saj janë më të mira se ato të Holandës.

Aktivitete tipike që zhvillohen

  • Në 14 Gusht, në Kosinë zhvillohet festa e lokale “Gatimet e Gjyshes”.
  • Në 15 Gusht, zhvillohet festa fetare e “Shën Mërisë”.
  • Në 25 Maj, Bashkia Përmet organizon festën kulturore, “Ditët Naimjane”.
  • Në datat 2-15 Qershor, organizohet festivali multikulturor në Përmet.
  • Në 25 Mars, në Përmet zhvillohet festa e Sulltan Novruzit.
  • Zhvillohen “Ditët e Trashëgimisë Europiane”, (Panairi i Artizanit) për Qarkun e Gjirokastrës.
  • Zhvillohet “Polifonia Shqiptare në UNESKO”, për Qarkun e Gjirokastrës.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Linku   http://www.visitpermet.org/permet/index.php/al/terheqje-turistike/festivale-dhe-panaire

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  tic@gjirokastra.org  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Faqja  www.bashkiapermet.gov.al  Zyra e Informacionit Turistik në bashkinë Përmet, Agjencitë turistike, AKZM.

Kanalet e promovimit. Faqja e internetit e Bashkisë,  www.bashkiapermet.gov.al  broshura te zyra e informacionit turistik dhe rrjetet sociale të Bashkisë. Promovimi bëhet dhe nga agjensitë turistike, operatorë të tjerë, AKZM, individë dhe turistë.

Një kuriozitet mbi fshatin

Ka bashkëjetesë shumë të mirë midis besimeve fetare, bektashi, ortodoks dhe musliman.

Gjendet kisha “Fjetja e Shën Mërisë”, e dyta më e vjetër në gadishullin e Ballkanit.

Mbahet festa lokale “Gatimet e Gjyshes”, me këtë veprimtari përfaqëson gjithë Bashkinë e Përmetit.

Ka disa atraksione natyrore, turistike si lumenj, male, speleologji etj.

Eshtë vizituar nga znj. Edit Durhan, e cila vlerëson gatimet dhe pastërtinë e Përmetit më të mire se ajo e Hollandës.

Facilitetet

Do të përcaktohen facilitete fiskale, në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave dhe 150 bujtinave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane, nga organizata italiane “Cesvi”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve, Interreg IPA të Bashkimit Europian ku Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Kosina mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, kur zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe produktesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Kosina gjendet 8 km larg qytetit të Përmetit, 26 km larg qytetit të Gjirokastrës dhe 102 km larg nga kryeqyteti Tirana.

Kontaktet e nevojshme

Informacion për trashëgiminë kulturore në Qarkun e Gjirokastër me adresë  tic@gjirokastra.org  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Fshati Kosinë e Njësisë Administrative “Qëndër Piskovë”, pjesë e Bashkisë Përmet, Qarku Gjirokastër. 

Bashkia Gjirokastër me adresë, telefon: ++355 (123)-7890 me fax: (123) 456-7891 me e-mail: gjirokasterbashkia@gmail.com

Bashkia Përmet me telefon, +355 813 / 22254 dhe me e-mail, bashkiapermet2015@gmail.com

Post Author: smile.albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.