BUJTINA TOMADHE

“Bujtina Tomadhe”  ndodhet në Shengjergj, një nga fshatrat më të bukur të Tiranës. E gjithë zona e Shëngjergjit është e njohur për pasuritë e saj natyrore si ujëvara e shëngjergjit, liqeni i lepurit,etj dhe jo vetëm por, edhe për mikëpritjen e saj nga njerëz bujar. Gjithashtu është e famshme për produktet bio ku prodhohen bulmet nga kullota vendase, gjithasthu perime dhe fruta të zonës. Bujtina Tomadhe  ndodhet 300 metra larg qendrës së fshatit, me një arkitektur bashkëkohore e përbërë me gure dhe dru. Arredim modern duke u përshtatur zonës malore. Gjithashtu përbëhet nga një pishinë që shfrytëzohet vetëm nga personat që marrin Bujtinen Tomadhe. Përbëhet nga një fushë prej 700 metra katrorësh, ka kënd fëmijësh, mundësi  për barbekju, etj. Bujtina Tomadhe ofron edhe gatime të bëra nga produktet e zonës, për personat të cilët kanë marrë me qira Bujtinen. Bujtina Tomadhe është e rrethuar nga gjelbërim, e cila ofron qetësi për vizitorët e saj.

Post Author: smile.albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.