AGROTURIZËM GJEPALI

Agroturizëm “Gjepali” ndodhet në Shijak. I pozicionuar buzë lumit Erzen, rrethuar nga një pyll i madh ku qetësia dhe gjelbërimi bëjnë që pamja të jetë çlodhëse për këdo që e viziton atë.Ky Agroturizëm ka një sallë restoranti me kapacitet prej 100 personash. Agroturizëm Gjepali ka rreth 5 hektar tokë, mbjellë me perime dhe pemë të ndryshëm frutore, të cilat përdoren në funksion të të gjithë atyre që vijnë dhe shijojnë një drekë apo darkë në këtë hapësirë e cila është e gjithë në funksion të turistëve dhe njerëzve që pëlqejnë gatimin e mirë dhe cilësor. Agroturizëm “Gjepali” ofron shërbim hotelerie me një kapacitet prej 8 dhomash, të gjitha komode dhe sipas çdo standardi  për të garantuar qetësi dhe rehati.

Post Author: smile.albania

Leave a Reply

Your email address will not be published.