100 FSHATRAT/AGROTURIZMI

LISTA E 100 FSHATRAVE

FSHATI VRITH

Fshati Vrithë ndodhet 24 km ...
Lexo më shumë

FSHATI THETH

Fshati Theth ndodhet në  verilindje  ...
Lexo më shumë

FSHATI QELËZ

Fshati Qelëz shtrihet në lartësitë ...
Lexo më shumë

FSHATI MJEDË

Fshati Mjedë kufizohet në veri ...
Lexo më shumë

FSHATI KRYEZI

Fshati Kryezi është një nga ...
Lexo më shumë

FSHATI DRISHT

Fshati Drisht apo Drivasti siç ...
Lexo më shumë

FSHATI ZVIRINË

Fshati Zvirinë shtrihet në një ...
Lexo më shumë

FSHATI ZAROSHKË

Fshati Zaroshkë shtrihet buzë liqenit ...
Lexo më shumë

FSHATI VOSKOPOJA

Fshati Voskopoja është pjesë e ...
Lexo më shumë

FSHATI TUSHEMISHT

Fshati Tushemisht është pjesë e ...
Lexo më shumë

FSHATI REHOVË

Fshati Rehovë ka përafërsisht 460 ...
Lexo më shumë

FSHATI LIN

Fshati Lin është një gadishull ...
Lexo më shumë

FSHATI GURRAS

Fshati Gurras është një fshat ...
Lexo më shumë

FSHATI DRENOVË/BOBOSHTICË

Fshati Drenovë ka rreth 700 ...
Lexo më shumë

FSHATI DARDHA

Fshati Dardha është pjesë e ...
Lexo më shumë

FSHATI BOROVË

Fshati Borovë ka përafërsisht 550 ...
Lexo më shumë
Loading...

Rilindja Urbane dhe Rurale në fushën e turizmit

Qeveria nisi programin e madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit. Ky program, i cili do të shtrihet në 70 qytete, projekti i “Rilindjes Urbane”, qytetet kanë një identitet të ri dhe model të ri në jetën shoqërore dhe komunitare.

Deri në vitin 2017 janë rikonstruktuar rreth 300 mijë ml rrugë, rreth 20 mijë ml bulevarde dhe shëtitore, rreth 200 mijë m2 sheshe dhe qendra urbane si dhe qendra historike, rreth 150 mijë m2 parqe. Nga zbatimi i këtyre projekteve, kanë përfituar mbi 1.8 milionë banorë në Republikën e Shqipërisë, si dhe rreth 3 mijë biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin në zonat e transformuara prej tyre.

Duke ndjekur të njëjtën program do të vazhdohet “Rilindja Rurale”, që do të jetë programi i integruar i zhvillimit të qendrave të banuara, zonave me interes turistik, apo i zonave rurale në të cilat do të synohet përmirësimi infrastrukturës, vlerësimi i traditave dhe trashëgimisë kulturore, rritja e nivelit të shërbimeve publike, përmirësimi estetik i qendrave të banuara që i jep mundësi zonave të caktuara rurale të kenë një trend pozitiv zhvillimi ekonomik, të diversifikuar dhe të qëndrueshëm, duke krijuar njëherazi edhe premisat për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Programi i 100 fshatrave dhe krijimi i rrjetit të agroturizmit shqiptar

Programi më ri i qeverisë për katër vjecarin e ardhshëm është Programi i Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave që synon të krijojë për herë të parë modelin e suksesit në zhvillimin e integruar rural të vendit, sipas standardeve më të mira evropiane.

Qasja e integruar për zhvillimin rural do të targetojë objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar (programim i integruar dhe i koordinuar) i investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e mirë përcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.

Agroturizmi dhe turizmi rural janë veprimtari të cilat kanë një potencial të lartë zhvillimi për zonat rurale në Shqipëri dhe tashmë në shumë fshatra të Shqipërisë kanë filluar të funksionojnë ferma që ofrojnë shërbime në agroturizëm dhe kanë arritur në një kohë të shkurtër rezultate shumë të mira ekonomike dhe sociale (Thethi, Voskopoja, Dardha etj.).

Në kuadër të programit të 100 fshatrave do të mbështetet me instrumente financiare dhe fiskale krijimi i një rrjeti fermash agroturistike, që plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara, të cilat do të jenë baza e rrjetit shqiptar të agroturizmit. Mbështetja për të krijuar një masë kritike të numrit të sipërmarrjeve të agroturimzit në Shqipëri do të shërbejë për rritjen e punësimit në zonat rurale, krijimin e një destinacioni dhe “marke” të veçantë të agroturizmit në Shqipëri, krahas ofertave të tjera turistike, si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave tradicionale të fshatit shqiptar.

Fermat Agroturistike